Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha te kulla e Isa Boletinit ne Mitrovice, i dhurohet flamuri qe u mbajt ne kryengritjen e 1912

21/07/2020
Basha te kulla e Isa Boletinit ne Mitrovice, i dhurohet flamuri qe u mbajt ne kryengritjen e 1912
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ishte në Boletin, në vendlindjen e Isa Boletinit, duke u bërë politikani i parë nga Shqipëria që viziton kullën e tij dhe bën homazhe në varrin e Isa Boletinit. Në 10 qershor të 2015-ës eshtrat e Isa Boletinit u varrosën pranë kullës së tij, duke çuar në vend amanetin e Isa Boletinit, ku kryetari Basha dha kontributin e tij.

Isa Boletini është një prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë dhe të luftës për çlirimin e Kosovës nga pushtimi osman dhe ai serb. Vizita në kullën e Isa Boletinit, e rrënuar 6 herë prej pushtuesve, kishte emocione të forta, jo vetëm për historitë shekullore të treguara, por edhe për suprizën e jashtëzakonshme që pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i rezervoi zotit Basha.

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar flamurin e Isa Boletinit.
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!
Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!
Gazmend Boletini: Këtë do ta kesh për zyrën e ardhshme si Kryeministër!
Lulzim Basha: Ky është bekim!
Lulzim Basha: Ky është bekim hyjnor edhe atdhetar! Faleminderit!
Gazmend Boletini: Nuk besoj se ka ndonjë dhuratë që të kishte bërë më shumë.
Lulzim Basha: Absolutisht jo!

Në Boletin, zoti Basha u takua me pasardhes të familjes së Isa Boletinit, si dhe me nipin e Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

Gjatë qendrimit në Kosovë, ashtu siç e ka bërë traditë, zoti Basha bëri homazhe në nderim të arkitektit te Kosovës së pavarur, presidentit të parë, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova do të mbetet frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e tyre e vënë përpara interesit personal.

Vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mbylli në Prekaz me homazhet në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun e tij dhe familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur, duke i treguar botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët./DRONI.al/

Tags: Lulzim basha Kosove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.