Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD i përgjigjet Lleshajt: Ministri më i dështuar, trafikantët e drogës në shërbim të PS

18/07/2020
PD: Sondazhet e blera me paratë e Dzanashvilit, shprehje e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike i është përgjigjur nëpërmjet një reagimi Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ditën e sotme akuzonte këtë parti të lidhur me kanabisin.

Në reagimin e saj PD, I kujton Lleshaj se akuzat janë identike si ato të Saimir Tahirit para 4-5 viteve kur transportonte drogën me avion dhe qeveria i quante mushkonja.

Ndërkohë që sot Shqipëria sipas projektit të Ramës është e mbjellë nga veriu në jug me kanabis.

‘Akuzat e rreme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundër Partisë Demokratike për çështjen e kanabisit janë identike me ato të paraardhësit të tij Saimir Tahirit para 4-5 vjetëve, kur droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja.

Historia e afërt na tregon se sulmet politike nuk e ndryshojnë dot faktin se, njësoj si atëherë, Shqipëria është e mbjellë me drogë nga Veriu në Jug të vendit, si pjesë e projektit të Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë provojnë se trafikantët e drogës janë në shërbim të Partisë Socialiste dhe kanë blerë vota për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, duke i siguruar të paktën 20 deputetë.

Fotot e publikuara sot janë vetëm maja e ajzbergut e siperfaqeve të mbjella me drogë kudo në Shqipëri. Janë prova se kultivimi i kanabisit ka bekimin e kësaj qeverie, të deputeteve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës. Shqipëria është e mbushur plot me kanabis. Kudo është mbjellë drogë dhe fakt është se nuk ka asnjë bos droge të arrestuar, nuk ka asnjë Drejtor Policie të larguar.

Shpifjet nga facebook-u për gjoja lidhje të PD-së me trafikantë droge që ne po denoncojmë çdo ditë, e bëjnë edhe më qesharake reagimin e pasardhësit të Saimir Tahirit, të dënuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Sandër Lleshaj duhet të thotë publikisht emrat e atyre që pretendon se janë të lidhur me PD, ose të kërkojë ndjesë publike për lehjen e radhës kundër opozitës.  Në fakt, këto janë thjeshtë shpifje që i shërbejnë Ministrit të Hashashit vetëm për të fshehur trafikantët e drogës dhe për ti ikur fakteve tronditëse të raportit të Antimafias Italiane.

“Shqipëria u kthye në një nga prodhuesit kryesorë në botë për kanabisin dhe në pikë kyçe tranziti për heroinën dhe kokainën nga Afganistani apo Kolumbia drejt Europës”- thotë raporti për periudhën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj.

Në këtë mënyrë, ai ka thyer edhe një rekord të dështimit të qeverisë në luftën kundër trafikut të drogës, duke hyrë në histori si ministri më i dështuar.’

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.