Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Ka frikë nga humbja’,  Ndoka: Rama politikani më i pisët në 30 vite

15/07/2020
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, nga studio e Fax News, e ka cilësuar një lëvizje të paparashikueshme atë të kryeministrit Edi Rama, për ndryshimin në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës.

Ndoka tha se problemi më i madh i Ramës është frika e tij nga humbja, për këtë shkak po përdor çdo lloj manovre për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet.

Sipas Ndokës, Rama e ka keqpërdorur në mënyrën më të keqe opozitën parlamentare, ndërkohë që luksi i PD-së dhe aleatëve të saj, është fakti se ndërkombëtarët tashmë e kanë njohur më mirë se kush qëndron në krye të qeverisë.

“Së pari Rama problemin kryesor e ka me mendjen, dhe më pas për ndërgjegjen e tij politike dhe qytetare. Është duke e zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe qytetare. Është një aventurë e rrezikshme pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në 30 vite që të ndryshohet kushtetuta online, jemi në një situatë dramatike. Ne po shkojmë drejt një diktature të pashmangshme, nëse votohen këto ndryshime kushtetuese.

Edi Rama është trembur nga sondazhet, nga realiteti, nuk është fundi i botës, por fundi i tij politik, madje dhe vetë PS do të çlirohej nga ky personazh.

Këtu po minohen themelet e shtetit dhe të demokracisë, dhe kjo është drama më e madhe. Nuk është problemi që opozita ka frikë të përballet me këto aventurash, por nuk mund të shkohet pas avazit të një të çmenduri dhe të një psikopati politik. Kjo opozitë duhet të marrë parasysh që ky njeri nuk largohet përmes zgjedhjeve, por duhet një revolucion politik.

Rama e keqpërdori opozitën parlamentare, dhe kjo të lë një shije të hidhur, disa prej atyre deputetëve kanë një lloj backgraund politik. U keqpërdorën rëndom pasi po votojnë disa gjëra që janë në kundërshtim me vetë qendrimet e tyre, që fillimisht ka qenë për ndryshimin e sistemit.

Së pari ne jemi të shqetësuar për këtë që po ndodh, që ishte e papritur, nuk e besonim kurrë që do të shkonte deri këtu, edhe pse na ka paralajmëruar duke thënë se ”nuk keni parë gjë akoma”.

Ne kemi pasur dyshimet tona të përligjura për këtë që po ndodh tani. Kërkon një lloj përgjegjësie shumë të madhe për opozitën, kemi një luks të madh që ndërkombëtarët janë në anën tonë, ata janë bindur tashmë se kush është Edi Rama, që ndërron rregullat e lojës në një moment të tillë.

Rama do të mbahet mend si politikani më i pistë dhe më i paparashikueshëm që vendi ynë ka pasur”, u shpreh Ndoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.