Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish Ministri i Drejtësisë: Ndryshimet duhet të kalojnë në Kushtetuese

14/07/2020
Opozita thyen bojkotin e reformës për Drejtësi, Halimi nënkryetar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i ftuar në SYRI TV, komentoi situatën e krijuar në vend pas vendimit të njëanshëm të qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën.

“Asnjëherë Kushtetuta nuk është ndryshuar pa një konsensus të plotë mes opozitës dhe qeverisë”.

“Për një çështje kaq të mprehtë, jo vetëm Shqipëria, por në çdo demokraci, në rast se qeveria i bën këto ndryshime në mënyrë të njëanshme, vendi rrëshqet drejt një autoritarizmi total,” tha ai.

Sipas Halimit, çështja e sistemit “ka të bëjë thelbësisht me qeverisjen e vendit dhe se si populli do të zgjedhë qeverinë e re”.

Ai insistoi se problemi i madh në Shqipëri është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Ndryshimet duhet të kalojnë në Kushtetuese,” tha ai se ato duhen konfirmuar pasi ndryshimet shkojnë përtej një mandati dhe se ndryshimi i sistemit duhet bërë me konsensus. “Në mungesë të Kushtetueses, referendumi mund të ishte një rrugëdalje”.

“Nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese, nuk do të kishim krizë politike,” tha Halimi, duke theksuar se një nga vendimet e rëndësishme që do merrej, do ishte ai për ligjshmërinë e 30 qershorit.

“Jo vetëm që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as nuk e dimë se kur do të krijohet. Reforma në drejtësi është një kaos total dhe nuk ka dritë në fund të tunelit,” tha Halimi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.