Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OBSH, udhëzime të reja për virusin

09/07/2020
FOTO/Manastirliu nxjerr fotot nga Infektivi: Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që virusi të përhapet me anë të ajrit, siç janë shprehur shumë shkencëtarë amerikanë, por pa e konfirmuar këtë plotësisht.

Në udhëzimet e saj OBSH pranon se nga disa raporte për shpërthimin e virusit që lidhen me mjedise të mbyllura dhe me shumë njerëz, del mundësia që virusi të transmetohet edhe nga ajri, siç janë praktikat e koreve, restorantet ose klasat e fizkulturës.

Se sa shpesh koronavirusi mund të përhapet nga ajri, në krahasim me transmetimin me anë të piklave nga kolla dhe tështimat, kjo nuk është e qartë.

Por OBSH thotë se është nevojë e ngutshme të bëhen më shumë kërkime për raste të tilla dhe të përcaktohet rëndësia e tyre në transmetimin e COVID-19.

Bazuar në studimin e provave aktuale, OBSH thotë se koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet mes njerëzve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me sipërfaqe të kontaminuara ose nga kontakti i ngushtë me njerëz të infektuar që e përhapin virusin përmes pështymës, sekrecioneve të frymëmarrjes ose piklave që dalin nga një person i infektuar kur kollitet, tështin, flet ose këndon.

Raporti vjen pas një letre të hapur të 239 shkencëtarëve nga 32 vende, të cilët i bënë thirrje OBSH-së të përditësojë udhëzimet.

Vetëm një numër shumë i vogël i sëmundjesh besohet se përhapen përmes grimcave të vogla në ajër ose aerosoleve. Ato perfshijnë fruthin dhe tuberkulozin, dy sëmundje tepër ngjitëse që kërkojnë masa ekstreme për të shmangur përhapjen.

Çdo ndryshim në vlerësimet e OBSH-së për rrezikun e transmetimit mund të ndikojë në udhëzimet aktuale për mbajtjen e distancës fizike prej 1 metri mes njerëzve.

Në këtë rast, qeveritë, të cilat mbështeten te kjo agjenci për udhëzime, mund të duhet të ndryshojnë masat që synojnë frenimin e virusit. VOA

Tags: Obsh koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.