Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/ Qeveria pa strategji per COVID 19, zbulohen shifrat e testimeve

05/07/2020
Nuk është në debat cilësia e testeve por numri i testeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga  Gazment Koduzi

Në fillim të epidemisë së covid-19, Qeveria vuri në zbatim masën më të lehtë për atë, dhe më të vështirën për qytetarët, izolimin. Kjo masë u pranua dhe u zbatua nga qytetarët, por nuk u pasua nga qeveria me masa të tjera për kontrollin e situatës. Kështu, qeveria nuk prokuroi testime dhe tampon, por u mbështet në donacione. Nuk pajisi në kohë personelin mjeksor me masa mbrojtëse personale, dhe nuk përgatiti infrastrukturën shëndetësore për përballimin e nevojave. Respiratorët dhe masat mbrojtëse personale u prokuruan në kulmin e epidemisë ( në fund të Marsit 2020). Nisur nga masat ekstreme, konfuze, por edhe të zgjatura në kohë, qeveria shqiptare shpalli fitoren, duke thënë që është qeveria më e suksesshme në botë. Por me hapjen gjatë muajit maj, dolën në pah problemet dhe dobësitë e sistemit tonë shëndetësor. Qeveria nuk përgatiti sistemin për përballimin e sfidave të hapjes. Sipas analizës së sistemeve shëndetësore, “Indeksi I sigurisë Shëndetësore Globale 2019”, Shqipëria performon shumë dobët në të 6 elementët e vlerësimit, por më dobët është në “praktikat e mbajtjes nën kontroll të infeksionit dhe gatishmëria e pajisjeve”. Pikërisht, me hapjen dhe kthimin në normalitet të shërbimeve shëndetësore, spitalet dhe sidomos QSUT u kthye në vatër të shpërndarjes së infeksionit.

Mungesa e protokolleve për parandalimin e infeksioneve spitalore, testimin e personelit mjeksor, pacientëve që shtrohen dhe dalin nga spitali, ka bërë që kurba e rasteve aktive në Shqipëri të jetë sikur po hyjmë në kulmin e epidemisë. Për këtë shpërthim qeveria ja vuri fajin popullit! Nga ana tjetër, qeveria nuk kishte asnjë strategji për mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit, sidomos përmes trinomit Testim – Ndjekje e rasteve – trajtim. Shqipëria ka kryer numrin më të vogël të testimeve në rajon, vetëm 8549 testime për milion banorë, disa herë më pak se fqinjët e tjerë. Nëse nuk kryhen mjaftueshëm testime, nuk mund të kapësh rastet e infektuara si pasojë nuk kryen dot as ndjekjen e rasteve. Pikerisht, mungesa e një strategjie të saktë, mungesa e besueshmërisë te shifrat e dhëna nga qeveria, ju hoqi shqiptarëve të drejtën e lëvizjes së lirë në Europë, të fituar me aq mund në v.2010. Qeveria duhet t’u japë llogari shqipatërëve cfarë strategjie ka dhe cilat janë masat që do të marrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të covid-19./DRONI.al

Tags: Gazemnd Koduzi koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.