Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kolegji i Apelimit shkarkon ish kryetarin e Gjykates se Shkodres

03/07/2020
KPA konfirmon: Adriatik Llalla i shpëton Vetting-ut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

Në njoftim thuhet se trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj anëtarë, pasi gjykuan në dhomë këshillimi ankimin e ish-gjyqtarit Arben Zefi kundër vendimit KPK, vendosën në unanimitet largimin e tij përfundimtar nga sistemi i drejtësisë.

KPK vendosi më datë 10 janar 2019 shkarkimin nga detyra të Arben Zefit, pasi u identifikuan probleme me pasurinë dhe konflikt interesi.  Komisioni gjeti deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve financiare për një apartament 132,8 m2 në Shkodër. Gjithashtu, u gjet se ai kishte përfituar në kundërshtim me ligjin një tjetër apartament në vitin 2001, si i pastrehë.

Problematike për Zefin rezultuan edhe makinat që ai kishte në përdorim apo në posedim. Sipas KPK, një prej makinave u sekuestrua nga policia sepse rezultoi e vjedhur.

Problem rezultoi edhe destinacioni i një shume 50 mijë euro, nga ku rezultoi se Zefi kishte bërë një kontratë me një kompani për të përfituar hapësirë në ndërtimet që ajo do të kryente. Nga hetimi rezultoi se ai nuk e kishte pasqyruar dhënien e kësaj shume në deklaratën veting dhe se kishte mungesë burimesh për krijimin e saj.  Komisioni gjeti se gjyqtari kishte marrë pjesë në shqyrtimin e një çështje ku kjo kompani kishte qenë palë dhe çmon se Zefi e ka ushtruar veprimtarinë e tij në kushtet e konfliktit të interesit në këtë rast. Reporter.al

Tags: Arben Zefi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.