Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Instituti i Vjenës jep shifra alarmante: Eksod masiv i mjekëve nga Shqipëria

18/06/2020
Mjekët apel shtetit: Mos na rrisni pagat!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri, norma e mjekëve të cilët janë larguar nga vendi është e barabartë me 18% të totalit të mjekëve të cilët janë në vendin tonë, thotë një raport i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, i cili analizon largimin e mjekëve dhe profesioneve të tjera të disiplinave të kujdesit shëndetësor nëpër vendet e Europës dhe OECD.

Kjo normë, në vitin 2010, fiksohej në vetëm 7%, çka sinjalizon një dyfishim të largimit të mjekëve nga vendi ynë në harkun e më pak se një dekade. Të dhënat tregojnë se, norma prej 18% është e dyta më e lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut, ku fiksohet në 22%.

Nga ana tjetër, raporti tregon se, rreth 14% e të diplomuarve në vendin tonë janë arsimuar në një prej disiplinave të kujdesit shëndetësor. Kjo është norma më e lartë ndër vendet e rajonit të analizuara.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018 kjo normë ka rënë lehtë. Janë plot 772 mjekët shqiptarë të cilët punojnë jashtë vendit në një prej vendeve të OECD, ndërkohë që në vitin 2010 kjo shifër fiksohej në vetëm 257. Pra, në 7 vite janë larguar 515 mjekë nga vendi ynë, në rritje me 200%. Gjermania mbetet destinacioni kryesor, dhe gjatë kësaj periudhe kohore largimet për në Gjermani janë 10-fishuar, thotë raporti. Më pas ndjekin: SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Greqia.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve të cilët punojnë në një prej vendeve të OECD. Për vende si Serbia, shifra ngjitet në rreth 2500. Shifrat tregojnë gjithashtu se, Shqipëria numëron rreth 3500 mjekë dhe rreth 10 mijë infermierë. Në të dyja rastet kjo shifër sinjalizon numrin më të vogël për 10 mijë banorë ndër të gjitha vendet e rajonit. Në analizë nuk merret Kosova, ndërkohë që të dhënat i referohen kryesisht vitit 2017./Scan

Tags: eksodilargohenmjeketshqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.