Mbrëmjen e kaluar, Shefi i Stacionit Policor në Fushë Arrëz, u vu në pranga pasi u akuzua se ka përdhunuar një vajzë në prill të vitit 2015.
I. Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin.
Ka qenë vajza ajo e cila në praninë e një psikologu, ka vendosur ta kallëzojë shefin e policisë 5 vite më vonë, në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, duke marrë zemër nga ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nga demaskimi i personave abuzues që kanë ngritur në këmbë vendin.
Emisioni i plotë do të transmetohet mbrëmjen e sotme, megjithatë Arbana është krenare që policia ka reaguar që me publikimin e spotit të emisionit.
“Dhe të mendosh që akoma nuk është transmetuar emisioni, por vetëm spoti.”- shkruan Arbana krahas lajmit të arrestimit.
https://www.instagram.com/p/CBDUTKzAlFd/?utm_source=ig_web_copy_link
/DRONI.al/





