Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zeri i Amerikes: Shoqeria u godit ne nje pike ku nuk duron me!

18/05/2020
Njerëzit e Ramës përpiqen të përcajnë protestuesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ilirian Agolli

Shembja e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar nga qeveritarët socialistë rriti më shumë tensionet shoqërore dhe politike në Shqipërinë e dërrmuar nga pandemia dhe tërmeti.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se shembja e Teatrit ndodhi ditën e fundit të karantinës prej koronavirusit, dhe ky ishte një skenar gjakftohtë për të bllokuar dialogun politik dhe që palët të mos ulen nëpër tryeza reformash të përbashkëta.

“Maxhoranca ishte e vetëdijshme që në momentin e ndërhyrjes me forcë në Teatrin Kombëtar se po e shtynte opozitën të dilte nga shinat institucionale në rrugën e protestave, duke e menduar kalimin në rrugë si një pamundësi e saj për t’u ricikluar si alternativë politike. Ky është skenar i përgatitur dhe i bën dëm Shqipërisë, sepse prisnim në këtë moment të kishim ndoshta një marrëveshje të madhe konsensuale në lidhje me procesin e integrimit dhe për kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian dhe nga Bundestagu ndaj Shqipërisë” – tha zoti Krasniqi.

Studiuesit pohojnë se ky acarrim i qëllimshëm i situatës politike në Shqipëri nga ana e kryeministrit Rama ka synime të pastra elektorale për t’u dhënë zemër militantëve socialistë me goditje qeveritare ndaj opozitës dhe se kjo metodë e vjetër e tij e ka ndihmuar atë për të mbijetuar në politikë.

Zoti Krasniqi thotë se pushteti demonstroi forcën kundër institucioneve shtetërore, duke injoruar Kushtetutën dhe ligjin.

Ndërsa shkrimtari Besnik Mustafaj tha se pa shfaqur asnjë ndjeshmëri për trashëgiminë kulturore kombëtare, kryeministri Rama e përdori qëllimisht shkatërrimin e Teatrit Kombëtar për të shkatërruar marrëdhëniet me opozitën.

“Ky është një tension që shkon përtej dy grupimeve kryesore politike në vend. Tensioni që erdhi me shembjen e Teatrit lidhet dhe prek horizontalisht mbarë shoqërinë, mjafton reagimin e gjerë e të gjitha shtresave dhe moshave. Kësaj here është goditur shoqëria shqiptare në një simbol dhe në një pikë ku nuk duron më” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit nuk parashikojnë ndonjë ulje të tensioneve politike së afërmi dhe aq pak ndonjë marrëveshje, sepse gjithcka në mes socialistëve dhe opozitës është minuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.

“Kjo çështje është në proces gjyqësor, kanë reaguar gjithë institucionet e ligjit, madje ka edhe hetime. Qeveria nuk dëgjoi as thirrjet e BE-së për dialog dhe pritje deri në vendimet e gjykatave, por qeveria përdori dhunën për të frymëzuar militantët politikë, dhe prapa kësaj si gjithnjë qëndrojnë klientët e pushtetit” – tha zoti Krasniqi.

Opozita u detyrua nga qeveria të shkojë në protesta dhe bojkote tryezash, ndërsa shumica socialiste ka humbur shumë në sytë e opinionit publik me shkeljen e ligjeve, thonë analistët.

“Opozita detyrimisht që do ta ndjekë dhe do t’i përgjigjet këtij zhvillimi, por nuk mendoj se zgjidhja është te bojkotimi i reformës zgjedhore po te përshpejtimi i punës me të dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit mendojnë se opozita duhet të bëjë kujdes nga kurthet e qeverisë dhe të qartësojë kërkesat e veta, ndërsa shumica socialiste ka fshirë gjithcka në premtimet e saj për shtet ligjor dhe demokraci funksionale, madje tani ajo perceptohet gjerësisht në opinionin publik si një maxhorancë e korruptuar e arrogante dhe si një pengesë për zhvillimin e vendit.VOA

Tags: Teatri shembja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.