Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Premtimi i Bashës për Teatrin/Fuga: Interesante ideja për ta ribërë, por ç’do të bëhet me ndërtesën e njollosur me krim që do jetë ngritur aty

18/05/2020
Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku dhe Profesori Artan Fuga ka komentuar premtimin e Bashës për ta ribërë Teatrin Kombëtar siç ishte para se të shembej, kur PD të vijë në qeveri.

Fuga thotë se kjo është ide interesante pasi dhe Katedralja e Parisit kur u dogj u ribë dhe nuk u bë një Katedrale e re “Hight Tech”.

Por Fuga shton problemin se çfarë do të bëhet me ndërtesën e re tek trualli i Teatrit, që sipas tij do jetë pa shije dhe e njollosur me krim, pasi dy ndërtesa s’mund të qëndrojnë në një hapësirë.

Fuga gjithashtu thotë se mobilizimi mbarëkombëtar duhej bërë para shembjes dhe jo tani, pas shembjes.

POSTIMI:

Surrealizmi arkitekturor i politikës !

Zoti Rama thotë se do të ngrejë ndërtesën e re të Teatrit që do t’a pëlqejnë të gjithë!!!
Por problemi nuk ishte fare ky. Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të kombit u bë dje në mes të ditës, në sytë e gjithë planetit. A është i sigurt se këtë tragjedi e kanë pëlqyer të gjithë?

Eshtë njësoj sikur ata që prishën monumentin gjigand mijevjeçar të Budës, të thonin. C’farë keni ju në vend të tij do t’u bëjnë një hologramë me teknologji të lartë!!!

Ose kur u dogj një pjesë e Katedrales të Parisit autoritetet të thoshin:Ta shkatërrojmë këtë vjetërsirë mesjetare obskurantiste dhe në vend të saj do të keni një Katedrale High Tech!!!

Cfarë çvendosjeje e çështjes që na merr për budallenj! Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore është i pashkrueshëm!

Në shekuj nuk do të shlyhet nga ndërgjegja e kombit!

Ndërtesa e re do të jetë pikërisht monumenti i memorjes kolektive për atë krim kulturor që u bë aty! Ate funksion do të ketë!

Atë nuk na e ngushëllon dot tani pas prishjes as zoti Basha kur na thotë se kur të jetë Kryeministër do t’a rindërtojë Teatrin siç ka qenë! Mobilizimi qytetar mbarëkombëtar duhej bërë para dhe jo pas prishjes!

Tani e ka marrë ferra uratën!Interesante ideja për ta ribërë sikurse ishte Teatrin!

Por njëkohësisht bashkë me premtimin solemn zoti Basha duhet të na thotë që çfarë do të bëjë me ndërtesën ndofta gjigande me beton, xham, mermer që pa shije dhe e njollosur me krim do të jetë ngritur atje!!!Mos t’i lejë gjërat në ajër, përgjysëm!

Do t’i vejë dinamitin?Sepse sipas filozofisë dy objekte nuk mund të qendrojnë njëkohësisht në të njejtën hapësirë.

Kjo mund të ndodhi vetëm në ëndërra, por në realitet jo!

Apo do t’i kemi cip mbi cip dy teatrot, njeri mbi tjetrin, si thagmë e skizofrenisë politike shqiptare, një vepër madhore arti e jetës sonë?

Apo ndërtesat do të jenë të ndërfutura njera brenda tjetrës!!! Si kukullat matrioshka ruse!

Një teatër për popullin demokrat dhe patriot dhe një teatër për socialistët dhe G99!!!
Se me thënë të drejtën, socialistë apo demokratë, kemi edhe një farë të drejte që politikat të na trajtojnë si qenie me arsye jo si kalamaj që mund t’u thuash çfarë të duash!

Minimalen po kêrkojmë! Sa për një copë bukë!

/DRONI.al/
Tags: BashaFUGApremtimirindertimiteatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.