Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHENIM/ Takticienët dhe Topticienët e pushtetit monist

03/05/2020
FOTO GALERI/ Kush ia rruajti mjekrën Ylli Manjanit…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ylli Manjani

Çfarë janë Taktiticienët dhe Topticienët? Si dhe ku lindën këto kategori punonjësish. Pse u emërtuan kështu? Cilët janë ideatorët dhe zbatuesit e këtyre emërtesave? Cili ishte qëllimi i krijimit të këtyre kategorive?
Le t’i shpjegojmë me radhë.

Takticienë quhen ish-punonjësit e shërbimit sekret rus, KGB, të cilët kolegu i tyre Vladimir Putin i punësoi në administratën e lartë ruse, sapo u zgjodh në krye të shtetit si Kryeministër e më pas President i Rusisë.
Ky grup ish-spiunash të konvertuar në punonjës të administratës, u emërtuan Takticienë, për t’i dalluar nga teknicienët e deriatëhershëm. Takticieni kishte
për detyrë të drejtonte administratën besnikërisht, sipas taktikave agjenturore të mësuara në shkollën
e shërbimit sekret të ish-KGB-së sovjetike.
Administrata e re ruse, në saje të punës së Takticienëve, realizoi ndryshimin e madh në drejtimin
e reformës administrative në Rusinë e sotme. Si rrjedhojë e veprimit të Takticienëve, gjatë drejtimit të Putinit u luftuan oligarkët dhe Rusia rifitoi dinjitetin në arenën ndërkombëtare.

Kalojmë tani te Topticienët.

Ndryshe nga Takticienët që origjinën e kishin nga shërbimi sekret rus, Topticienët origjinën e kanë nga shërbimi i transmetimit të sinjalit televiziv. Topticienët nuk janë gjë tjetër, veçse ata punonjës të TV Top Channel, të cilët kontribuan në këtë media gjatë drejtimit të të ndjerit Dritan Hoxha. Pas humbjes së jetës së Tij mbështetën pa rezerva politikën e bashkëshortes së z. Hoxha, dhe mbi këtë përvojë të vyer u rekrutuan nga ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot Kryeministër i Shqipërisë, për të punuar në institucionet e larta shtetërore në vend. Topticienët
sot me urdhër ushtrojnë detyra në ERT, QSUT, OST, UKT, Bordin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në borde e këshilla mbikëqyrës në të gjithë vendin. Karateristikë e Topticienëve është se ata i
gjen në ato pozicione vendimmarrjeje që rëndom shoqërohen me buxhete të majme nga paraja publike. Nëse nuk ka një buxhet të majmë Topticienti nuk preferon ta ushtrojë atë detyrë, por ia lë një teknicieni. Karakteristikë tjetër dalluese e Topticienëve është mungesa e theksuar e kualifikimit profesional dhe menaxherial. Prandaj, Topticienët, ndryshe nga Takticienët rusë, e kanë rrjepur ekonomikisht Shqipërinë, kanë thelluar krizën dhe papunësinë e vendit, kanë forcuar pozitat e oligarkëve dhe e kanë telendisur Shqipërinë.

Tags: Ylli manjnai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

07/06/2026
Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

07/06/2026
Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

07/06/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me armë zjarri në Shijak, një person përfundon në spital

07/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

07/06/2026
Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

07/06/2026
Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

07/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.