Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjeku i njohur publikon imazhet pulmonare të pacientëve: Koronavirusi në Shqipëri që prej 15 janarit

01/05/2020
Mjeku i njohur publikon imazhet pulmonare të pacientëve: Koronavirusi në Shqipëri që prej 15 janarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që prej datës 15-20 janar. Kështu tregon mjeku Gëzim Xhepa duke iu referuar disa imazheve pulmore të pacientëve që kanë qenë të shtruar në Infektiv në këto data.

Imazhet e publikuara nga mjeku i njohur Gëzim Xhepa, janë evidentuar nga kolegu i tij imazherist Renato Osmani.

“Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend”,-shprehet mjeku.

Postimi i mjekut Gezim Xhepa

IMAZHET E JANARIT QË FLASIN PËR PREZENCËN E COVID-19 NË SHQIPËRI QË NË KËTË PERIUDHE!

Të nderuar miq…!!! Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë Janar – Shkurt 2020…!

Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmani…, imazhëristit që ishte i pari, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!!

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!!

Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!!

Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!! Po ju ofroj pamjet imazhërike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të aitorit…!!!

/DRONI.al/

Tags: gezim xhepaJanarKoronavirusirastiSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.