Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“I keni kërkuar llogari kryeministrit për masat”, Meta flet dhe për shtimin e rasteve në Kurbin e Krujë

22/04/2020
VIDEO/Kjo është letra dërguar komisionerit, Meta e lexon 4 herë: Njëherë për Tao Taon, për gruan e Bilalit…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me tone të buta dhe të qeta e ka zhvilluar ditën e sotme konferencën Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ai ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në Kodin Penal.

Presidenti Meta ka folur sot edhe për nismën e bërë publike nga Kryeministri Edi Rama, për amnistinë fiskale. Në konferencën për shtyp, Meta tha se nuk është koha për të folur tani për amnistinë, pasi është ende vetëm një deklaratë politike dhe nuk ka një relacion shpjegues.

PYETJE: Pranverë në marrëdhëniet tuaja me kryeministrin? I keni kërkuar shpjegime atij se mbi ç’bazë ka vendosur këto masa, duke i ndarë qytetarët si pensionistë dhe nëna me fëmije, pse nuk përdoren shtëpitë e pushimit në Durrës por duhet të karantinohet me shpenzimet e tyre. I keni kërkuar të mbyllë fasoneritë, se një pikë në Krujë ka infektuar 80 persona.

Meta: Kam qenë i qartë në të gjitha qëndrimet prej kohësh që shteti i përmbahet detyrimeve ndaj gjithë atyre që duan të kthehen në atdhe, kemi pasur disa vështirësi, qeveria ka marrë disa masa, besoj se duhet të marrë edhe më shumë për të plotësuar kushte sa më të pranueshme për të garantuar karantinimin e tyre në mjediset që vlerësohen, në varësi edhe të rrethanave gjeografike dhe fizike se nga hyjnë. Duhet bërë edhe më shumë.

Për lajmet shqetësuese nga Kruja dhe Kurbini është me rëndësi të respektohen kudo distancat sociale dhe të ketë standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për çdo aktivitet, pasi sakrificat e bëra mund të shkojnë dëm dhe kjo do jetë kosto e shtuar financiare dhe ekonomike por edhe psikologjike dhe duhet përqendrim më I madh në këtë drejtim për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja.

Pyetje: Mënyra si po e menaxhon qeveria a mendoni se po i jep më shumë pushtet Edi Ramës, i referohem këtu edhe ndryshimeve në Kodin Penal?

Meta: Shqetësimi im dhe i juaji është shëndeti i qytetarëve, dhe shëndeti i ekonomisë kombëtare. Nuk besoj se është koha për të keqpërdorur situatën në një krizë të tillë, cilido qoftë, me qëllim për pushtetin. Do ishte tepër e papërgjegjshme, dhe me kosto të madhe për cilindo, që do e keqpërdorte këtë situatë.

/DRONI.al/

Tags: Ilir MetaKoronavirusiPushtetiRamareagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.