Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksperti me i mire amerikan: Po, mund te kete 100 mije viktima

30/03/2020
Shkencëtari amerikan, Fauci: Koronavirusi mund të bëhet ciklik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive deklaroi qartazi se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me mbi 100 mijë viktima dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit, nëse nuk merren masat e duhura. Nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidentit Donald Trump iu desh të pohonte se dëshira e tij për të hapur vendin pas Pashkëve, kishte qenë thjesht një aspiratë.

Impulset e Presidentit Trump për të rivendosur normalitetin u përballën me realitetin e hidhur të paraqitur nga Dr. Anthony Fauci. Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me mbi 100 mijë vdekje dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

“Po. Numri që ju dhashë bazohet në një model. Mendoj se është plotësisht e imagjinueshme që nëse nuk e shmangim rrezikun, siç po përpiqemi, mund të arrijmë në atë shifër. Po, po. Është e mundshme… Ajo çfarë po bëjmë është të mos e lejojmë të ndodhë. Pra në vend që të përqëndrohemi tek maksimalja apo minimalja, ne duam t’i ulim të gjitha shifrat sa më shumë…“, deklaroi Dr. Fauci.

Gazetarët në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë kërkuan të dinë nëse përpjekjet e deritanishme të qeverisë amerikane po japin ndonjë efekt.

“…Po. Ne mendojmë se masat tona janë duke dhënë efekt. Është shumë e vështirë ta masësh këtë, pasi kemi dy dinamika që zhvillohen njëkohësisht. Kemi virusin që rritet dhe kemi masat që mundohen ta ulin. Mendoj sidoqoftë se vendimi për ta zgjatur këtë proces parandalues deri në fund të muajit prill, ishte një vendimi i mençur dhe i kujdesshëm“, tha Dr. Fauci.

Vendimi i Presidentit Trump për të zgjatur në kohë udhëzimet për një vetëizolim mbarëkombëtar reflekton se ai tashmë ka pranuar se lufta do të vazhdojë në terma afatgjatë dhe se është real rreziku i rritjes së numrit të viktimave në qindra mijëra.

Ishte një moment kthese të fortë nga presidenti, i cili vetëm pak ditë më parë fliste për ta rihapur vendin në pak javë.

Nga Kopshti i Trëndafilave, ai tha se shpresa e tij për një “ringjallje” me rastin e Pashkëve kishte qenë një aspiratë.

Presidenti Trump i është shmangur përgjithësisht përmendjes së shifrave për viktimat e mundshme dhe për rastet e të infektuarve. Megjithatë, ai këtë radhë përmendi një prej modeleve parashikuese që tregonte se mbi 2.2 milionë njerëz do të kishin vdekur nëse nuk do të ishin vendosur masat e distancimit social. Presidenti Trump minimizoi për disa javë seriozitetin e e pasojave të pandemisë së koronavirusit.

Tags: shba koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.