Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/PD denoncon mungesën e transparencës, një sër pyetjesh për qeverinë: Qytetarët duhet të dinë kush përfiton nga ndihma

27/03/2020
VIDEO/PD denoncon mungesën e transparencës, një sër pyetjesh për qeverinë: Qytetarët duhet të dinë kush përfiton nga ndihma
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar diten e sotme, duke u ndalur tek paketa ekonomike, e cila sipas PD nuk e plote dhe e pamjaftueshme per qytetaret.

Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria ka nje mungesë transparence për ndihmën sociale dhe atë ndaj biznesit, pasi sipas saj, qytetarët duhet të dinë kush përfiton nga ndihma.

“Nuk ka akoma përgjigje çfarë do të bëhet me 35 mijë biznese dhe mbi 70 mijë të papunë të përjashtuar nga skema. Ndihma është detyrim ligjor i qeverisë në kushtet e fatkeqësisë natyrore. Të anullohehet cdo transaksion i panevojshmë deri në kalimin e krizës”,-shprehet ish-deputetja.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Në emër të Partisë Demokratike dua të ndaj me ju shqetësimin për mungesën e tranparencës për ndihmën e parashikuar për shtresat në nevojë dhe për ekonominë.

Ndonëse u premtua disa herë se ishte gati vendimi i Këshillit të Ministrave që detajonte rregullat për përfitimin e ndihmës nga kategoritë që përfshihen në Aktin Normativ të miratuar të dielën, ende nuk është publikuar asgjë.

17 ditë pas rëndimit të krizës, pse nuk ka ende një VKM për pagesat që u lajmëruan nga Qeveria?!

Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga kjo pagesë, që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse janë apo jo përfitues?

Kush janë bizneset e vogla që përfitojnë? Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie? Kush janë personat qe do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike?

Dua ta përsëris me forcë. Paketa sociale e miratuar nga Qeveria është e pamjaftueshme. Mijëra familje në nevojë apo biznese nuk përfitojnë prej saj.

Sot llogariten rreth 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Rreth 35 mijë, në rastin më të mirë, nuk janë përfshirë në paketën sociale të Qeverisë. Çfarë do të ndodhë me ta? Kush kujdeset për ta?

Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë?

Në këto momente, transparenca është shumë e rëndësishme për te ndalur diskriminimin, por dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetareve që sot kanë nevojë.
Veprimi në kohë nga Qeveria është i domosdoshëm dhe çdo vonesë është e patolerueshme.

Sot 300 mijë familje në nevojë për mbijetesë kanë nevojë për ndihmë, pasi mbyllja në shtëpi i ka hequr edhe mundësinë minimale për të ushqyer me bukë fëmijët.

Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.

Paratë e taksapaguesve duhen vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve dhe duhet anulluar çdo transaksion tjetër deri në kalimin e kësaj situate.

Tags: ekonomijorida tabakuKoronavirusillogariPaketaqeveriareagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.