Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koronavirusi/Si duhet të bëjnë kujdes të moshuarit, ISHP nxjerr udhëzimet për sëmundjet kronike

24/03/2020
Share on FacebookShare on Whatsapp

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa këshilla, se si duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatën e përhapjes së virusit COVID -19, edhe në vendin tonë.

“Nëse je mbi 60 vjeç, ose keni sëmundje të tjera si sëmundje kardiovaskulare, respiratore, diabet shmangni ambientet e populluara ose ambientet ku mund të ndërveproni me persona të sëmurë”– shprehet ISHP-ja.

ISHP sqaron se, “gjatë kohës së stresit dhe të emergjencës është normale që fëmijët të kërkojnë më shumë prani e të jenë më shumë kërkues ndaj prindërve. “Diskutoni me fëmijët për COVID-19, në një mënyrë të sinqertë e të përshtatshme për moshën e tyre”- shprehet ISHP.

“Nëse keni ndonjë gjendje ekzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë”,-bën apel ISHP-ja.

SEMUNDJET 

Mjekimi

Është e rëndësishme që edhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore, vazhdoni të merrni mjekimet dhe ilaçet e tjera që ju janë dhënë nga një mjekët për sëmundjet ose problemet e tjera shëndetësore.

Sigurohuni që keni ilaçe të mjaftueshme, dhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore kërkojuni një miku, anëtari të familjes ose kujdestarit tuaj që të sigurojë ilaçe për ju.

Diabeti

Njerëzit me diabet janë në rrezik të rritur. Nëse keni diabet, vazhdoni të merrni çdo ilaç, monitoroni nga afër nivelin e sheqerit në gjak dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Astma

Njerëzit që vuajnë nga astma, duhet të vazhdojnë të përdorin inhalatorin (inhalatorët) e tyre si zakonisht. Nëse mendoni se astma juaj po përkeqësohet ose keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Kanceri

Njerëzit e prekur nga kanceri janë në rrezik të rritur, veçanërisht ata me tumore malinje që ndikojnë drejpërdrejt në sistemin imunitar dhe njerëzit që janë nën efektin e një trajtimi, përfshirë kimioterapinë;

Nëse keni kancer është e rëndësishme të ndërmerrni hapat e përshkruar në mënyrë që të reduktoni rrezikun për të marrë COVID-19. Nëse nuk ndjeheni mirë dhe keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

/DRONI.al/

Tags: IshpkeshillaKoronavirusipleqte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.