Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-ministri ironizon: Për Zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë!

19/03/2020
Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar me ironi në rrjetet sociale, deklaratat e herëpashershme të kryeministrit Edi Rama, i cili pas shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri tha se jemi në luftë me një armik të padukshëm.

Manjani shkruan se shqiptarëve iu shkoi jeta në luftë, por nuk fituan asnjëherë.

STATUSI I PLOTË

 

Luftëra, por s’fituam asnjërën..Që së vogli na kanë mësuar të jetojmë në luftë me diçka apo me dikë.

Na mësuan në shkollë bëmat e luftës,po asnjëherë nuk mora vesh përse gjithmonë kemi qenë të pushtuar. A kanë luftuar të parët tanë apo jo?!

Sidoqoftë duhet të kenë pasë një ushtri armike përballë të paktën dhe kanë luftuar aq sa kanë mundur. Qartësisht jo aq sa na mësonin në shkollë.

Ne u rritëm me luftëra të tjera. Luftuam sa u shqyem fare ndaj: kulakëve, mikroborgjezëve, pronës private, bixhozit, flokëve të gjata, pantallonave coëboys, muzikës së huaj madje edhe ndaj rehatisë personale.

Luftuam armikun e jashtëm e të brendshëm, pa e ditur se kush është ai. Luftuam edhe për të siguruar bukën dhe socializmin.

Na thanë të jetojmë si revolucionarë në rrethim. Të mbajmë sytë katër e të hedhim valle në gojë të ujkut.

Na ngulën thellë në kokë se ka gjithmonë një ARMIK të rrezikshëm që do të na zhdukë nga faqa e dheut.

Në fakt koha e solli që të takohemi edhe me “armiqtë” dhe nuk e morëm vesh përse ishim në luftë me ta. Nejse hesap tjetër ky.

Por lufta vazhdoi. Lufëra të reja celëm. Luftuam komunizmin, sigurimin e shtetit, shërbëtorët e diktaturës dhe me sipërfaqet e tepërta të banimit (madje edhe me telefonat në shtëpi).

Pastaj filluam të luftojmë ndaj trafiqeve, ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
Luftuam ndaj skafeve, drogës e makinave. Faqen e zezë arritëm, por ama luftuam e luftojmë prap..

Deri sa vjen një pikë që luftojmë edhe me njëri-tjetrin sepse nuk kemi luftuar asnjëherë me asnjë armik.

E bëjm rregullisht këtë gjë. Luftojnë trimat burra n’gratë e tyre, djemt n’prindër të vet, vëllezër e motra n’shoqi shoqin, kushërinjtë po e po.

Luftojmë komshinjtë, pronarët, bisneset, të varfër e të pasur sipas terezisë së momentit. Luftojmë me qejf kur gjejm ndonjë “armik” që na e rrok syri.

Sot na thonë se jemi prap në luftë,por me një virus… prap me armik që nuk e shohim.
Luftë, luftë, luftë e luftë na shkoi kjo jetë. Gjendje e përhershme lufte…

Për zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë! Sfida nuk është luftë, dreqi e mori.

Tags: armikudeklaratatironiamanjaniRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.