Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmi britanik për Covid-19, çfarë parashikojnë shkencëtarët si rezultat të mirë është dramë

19/03/2020
Ministri i Jashtëm i Britanisë: Rusia po krijon probleme në Ballkan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një kthesë në formë “U” e kanë cilësuar mediat britanike qëndrimin e qeverisë së Boris Xhonsonit për pandeminë e coronavirusit pasi vendi ka shkuar në planin e masave drakoniane që nisen nga zbatimi të premten në mëngjes.

Po cfarë parashikojnë shkencëtarët britanikë? Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor, në dëshminë e tij për komisionin parlamentar të shëndetit ka thënë se Covid-19 është më I rëndi “jo vetëm në një gjeneratë, por potencialisht për 100 vjet”.

20,000 vdekje do jenë një “rezultat i mirë”

Sir Patrick Vallance ka qenë dakord me Jeremy Hunt, kryetarin e komisionit të shëndetit që supozonte 1 vdekje për 1000 të prekur nga koronavirusi që do të thotë 67,000 viktime në Britani.

Sir Patrick duke zbritur shifrat me 8,000 të vdekur në çdo vit nga gripi është shprehur se: “Nëse do të mund të mbajmë shifrat 20,000 e më poshtë, ky është një rezultat i mirë për vendin. Por sado e tmerrshme, numri i vdekjeve mund të jetë është më i madh dhe presioni mbishërbimin shëndetësor do të jetë i lartë”, ka thënë ai.

Masat drastike

“Ska dreka të diele me nipërit e mbesat”, tha Sir Patrick Distancimi social do të duhet derisa të bëhet e qartë se rastet janë më të ulta se sa mundësitë e Shërbimit Shëndetësor për ti trajtuar. Ai shton se në afat të gjatë “vaksinat janë përgjigjja e vetme për këtë”, por ata nuk do të jenë në dispozicion për së paku një vit.

Ndaj gjatë kësaj kohe kufizimet mund të lehtësohen vetëm gradualisht. “Nuk e di se për sa kohë do të duhen këto masa. Padyshim që nuk janë për dy javë. Do të kalojnë muaj”, tha ai. Duke ju referuar kundërshtarëve të këtyre masave ai është shprehur “Do të kisha shumë dëshirë që ata të kenë të drejtë e unë jo. Do të më bënte shumë të lumtur gabimi im.”

Parashikimi i shkencëtarëve

I gjithë informacioni i Sir Patrick bazohet në punën studimore të Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE), të cilin ai kryeson. Neil Ferguson nga Imperial College ka paraqitur në atë grup shkencor një modelim të shpërthimit, një document që i dha ndryshim të menjëhershëm qëndrimit britanik për Covid-19, sipas të cilit bazuar në të dhënat e shfaqura, Britania ishte shumë më afër nga se besohej përballë rritjes eksponenciale të të prekurve.

Modelimin i Ferguson për qeverinë bazohej edhe në grafikët e përhapjes dhe ecurisë së epidemisë në Itali dhe Kinë. “Ne kemi kohën e duhur. Ne jemi rreth tre javë ose prapa Italisë, dy javë prapa Francës dhe Spanjës, kështu që ne duhet të marrim vendime më të shpejta sesa vendet e tjera evropiane”, tha ai për BBC.

Por skenari i tij bazuar në atë që po ndodh në Itali sugjeron se megjithë strategjinë e “zbutjes” në Britani mund të ketë deri 260,000 të vdekur. “Jemi duke folur për një epidemi katastrofike”, është shprehuar profesori Ferguson.

Tags: britani koronavirus

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej