Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koronavirus, Nostradamus e parashikoi në tre raste

17/03/2020
Koronavirus, Nostradamus e parashikoi në tre raste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koronavirusi i ri është zhvilluar në një pandemi të plotë duke infektuar më shumë se 128 000 njerëz në të gjithë botën, por a e kishte parashikuar Nostradamusi këtë kërcënim viral 500 vjet më parë?

Virusi i ri goditi papritur e pa paraljmërim dhe paniku që ka shkaktuar ka bërë që teoricienët e konspiracionit të mbushin rrjetet sociale me pretendime të pabesueshme për origjinën e tij.

Një prej tyre është idea se virusi është lëshuar nga një laborator sekret në Vuhan, të tjetë thonë se është parashikuar në librin e vitit 1981 “Sytë e errësirës” nga Dean Koontz. Por shumica anojnë të besojnë ashtu si dhe më herët, se diçka e tillë është parashikuar nga shkencëtari, shkrimtari, doktori dhe parashikuesi i famshëm Michel de Nostredame.

Nostradamus ka shkruar për vizionet e tij të së ardhmes në poemat e tij me katër linja të njohura si kuatrema.

Shumica e tyre u publikuan në librin e vitit 1555, profecitë.

 

Në kuatrenën 63, Nostradamus shkruan:

“Nga nderi i kotësisë dhe ankesat e padenja,

“barkat tunden andej-këtej në valët latine, të ftohta e të uritura,

“jo shumë larg nga Tiberi, vendi i njollosur nga gjaku,

“sëmundje të ndryshme do të bien mbi njerëzimin.”

Ky, pra, mund të ketë qenë paralajmërimi për koronavirusin. Lumi Tiber kalon në Romë (sot quhet Tevere) teksa Italia është e rrethuar me më shumë se 9000 raste infektimi me COVID-19.

Një paralajmërim i ngjashëm nga Nostradamus bëhet në kuatrenën 6:

 Ai shkruan:

“Pranë portave dhe brenda dy qyteteve,

“do të ketë dy sëmundje të mallkuara siç nuk janë parë më parë,

“Uri brenda sëmundjes, njerëz të vrarë nga hekuri,

“Duke iu lutur Zotit të pavdekshëm për çlirim.”

Ai përsëri përmend sëmundjet në kuatrenën 19:

“Të ardhur, vendbanime të ndërtuara pa mbrojtje,

“vend i pushtuar e më pas i pabanueshëm:

“lëndina, shtëpi e fusha, qyteza për t’u kënaqur,

“uri, sëmundje, luftë, shumë toka pjellore.”

Por e dëshironte vërtet Nostradamus një pandemi shkatërrimtare për botën? Shkrimet e tij janë interpretuar në mënyra të ndryshme që prej vdekjes në vitin 1566, në shumicën e tyre në mënyra abuzive dhe përfituese, madje shkrimet janë ndryshuar dhe shtuar me histori të rreme apo kode të sajuara, që shpeshherë nuk kanë lidhje me ato që Nostradamus ka shkruar./tch/

Tags: nostradamus korona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.