Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spitali në Brescia: Nuk kemi garanci se këto ilaçe funksionojnë. Po i provojmë në disa pacientë

17/03/2020
Spitali në Brescia: Nuk kemi garanci se këto ilaçe funksionojnë. Po i provojmë në disa pacientë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Italia është një ndër vendet e goditura më rëndë nga koronavirusi dhe epiqendra e sëmundjes në Evropë. Deri tani Italia ka regjistruar 28,000 raste të infektimit dhe 2,158 pacientë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi. Kamerave të agjencisë së lajmeve Associated Press iu dha një qasje e rrallë në një spital në Brescia, një ndër zonat e nxehta ku ka goditur sëmundja.

Situata është e rëndë dhe ende nuk është vënë nën kontroll në Itali, thotë Dr. Sergio Cattaneo. Ai paralajmëron vendet e tjera të nxjerrin mësime.

“Ky duhet të shërbejë si mesazh për vende të tjera, të veprojnë menjëherë që të shmangin një situatë si e jona ku çdo ditë ndjekim nga pas sëmundjen duke shpresuar që të arrijmë ta vëmë nën kontroll situateën. Ata duhet të krijojnë struktura që të reagojnë.”

“Fakti shokues, ajo që nuk arritëm të parashikojmë dhe që na rrëzoi përtokë këtu në Itali, është përhapja shumë e shpejtë e epidemisë. Brenda dy javësh, jo tre javësh, që nga shfaqja e epidemisë kishim 1200 pacientë në terapi intensive në rajonin e Lombardisë. Aktualisht kemi 850 pacientë me COVID në terapi intensive,” thotë mjeku.

Megjithë mobilizimin e përgjithshëm, ka pacientë të rinj që mbërrijnë përditë. Në krahasim me vende të tjera, Italia ka pasur ritme shumë më të larta të infektimit, thotë Dr. Cattaneo:

“Ky grafik tregon kurbën e përhapjes së epidemisë në Wuhan, pak e shumë e krahasueshme me përhapjen këtu në Itali”.

Mjekët kanë mobilizuar të gjitha burimet spitalore duke i vënë në dispozicion të luftës kundër epidemisë, duke pezulluar operacione jo urgjente që sallat e kirurgjisë të përdoren për pacientët e koronavirusit. Tani mjekët po provojnë terapi të ndryshme për të kuruar pacientët:

“Nuk kemi garanci se këto ilaçe funksionojnë. Po i provojmë në disa pacientë. Duam të kemi një ide nëse mund t’i përdorim kundër sëmundjes, por të gjitha rezultatet duhet të cerfitikohen nga shkencëtarë për të dëshmuar se janë ilaçe efikase,” thotë Dr. Cattaneo.

Kriza e shkaktuar nga epidemia ka vënë nën presion të jashtëzakonshëm personelin mjekësor në zonat e goditura në Itali.

“Mesatarisht personeli mjekësor punon turne 14-orëshe, disa edhe 18-orëshe. Edhe në shtëpi gjërat kanë ndryshuar. Ne jetojmë ose të vetë-izoluar në banesën tonë nga frika se mund të infektojmë të tjerët, ose jetojmë në mjedise jashtë shtëpisë,” thotë një koordinator i personelit infermier në spital.

Me izolimin e popullatës, janë shtuar shpresat se rastet e reja të infeksionit do të bien, por për momentin situata në Itali mbetet kritike.VOA

Tags: Itali koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.