Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Qeveria te shtoje testet per Covid 19, te ndihmoje te varferit te blejne detergjente e ushqime

15/03/2020
Basha: Qeveria te shtoje testet per Covid 19, te ndihmoje te varferit te blejne detergjente e ushqime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha i kerkon qeverise te shtoje pikat e testimit per Covid 19 si dhe te siguroje kitet e mevojshme, pas ankesave te shumta se urgjenca refuzon.

Deklarata e Bashes:

Transparenca është e rëndësishme dhe thelbësore për t’u përballur me këtë gjendje të pazakontë. Është e qartë për të gjithë tashmë se kjo krizë përballohet me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysëm të vërteta apo akoma më keq, me propagandë.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim mbi mungesën e tamponeve të testit për COVID 19. Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Sa më shpejt të identifikohen të prekurit, aq më shpejt mundësohet izolimi dhe trajtimi i tyre duke minimizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë.

Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e qarqeve. Neglizhenca në marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteve të ambjenteve spitalore dedikuar trajtimit të personave me COVID 19 mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Në këtë situatë, qeveria duhe të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjentë familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën. Të gjitha vendet e prekura nga COVID 19 veç masave për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar financiarisht qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset që preken nga kjo situatë. Është koha që dhe qeveria shqiptare të veprojë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet ti bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri këshillat e mjekëve. Mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni dhe tregojini ato me vërtetësi përfshirë dhe historikun tuaj të udhëtimeve apo kontakteve që keni patur. Në këtë mënyrë e bëni më të lehtë trajtimin tuaj si dhe mbroni stafet mjekësore dhe qytetarët e tjerë.

Tags: Basha koronavirusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.