Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-deputeti: Akuzat që ngriti Policia ndaj Henri Çilit janë vepra që kryeministri i bën çdo ditë

28/02/2020
FOTO/ Rama ‘dështon’ me takimin në Prrenjas, ish-deputeti: “Budallai i fshatit” me karrige në brez
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar për arrestimin e botuesit, analistit dhe pedagogut Henri Çili.

Boçi thotë se Rama po instalon një diktaturë dhe drejtësia e re është fabul për të vijuar instalimin pasi kryeministri shqiptar nuk arrestohet por vetëm arreston.

Po ashtu ish- deputeti  i PD ironizon me Policinë për të cilin thotë se grupi me të cilin u kap dhe Henri  Çili u prezantua sikur do rrëmbente pushtetin, dhe duke folur bërë një deklaratë si poezi.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

DIKTATURA KA MBËRRITUR TEK PORTA
Arrestimi i botuesit Henri Çili, si pjesë e një grupi të madh që me fjalët e dalë nga goja e policisë dukej sikur ishte përgatitur të rrëmbente pushtetin, ka lënë pa fjalë jo pak njerëz.
Me Henrin ndaj njohje dhe përplasje të forta për Ligjin e Arsimit të lartë të Ramës.

Në të gjithë këtë histori mbarsje mali në fund një mi do pillet, por deri sa të dalë miu mbarsja do jetë gjigande, ndërsa qëllimet shumëfish të poshtra.
Pa vënë dorën në zjarr, por pa i besuar, akuzat që ngriti policia ndaj Çilit, janë as më shumë e as më pak vepra penale që Kryeministri vetë i bën çdo ditë.
Ai ndikon paligjshmërisht, për punësime kriminelësh madje në pika kyçe.

Ai i ka vendosur siç është provuar kriminelë deputetë dhe kryetarë bashkish.
Ka ndërmjetësuar për lehtësim gjobash.
Ka ushtruar e ushtron trafik influencash në cdo cep e skutë të vendit.
Shkarkon live e emëron live.

Ka vendosur vetë marrësit e konçesioneve grabitqare.
Publikisht shprehet pro atyre që janë kapur në përgjime për krim zgjedhor.
Ka futur duart në zgjedhje e procese zgjedhore.
Ka mashtruar publikisht njerëzit e vazhdon të mashtrojë
Etj…etj…
Lëre pastaj se çbëjnë sejmenët e tij kudo.Dhe pyetja më e thjeshtë e njerëzve është:Po Rama pse nuk arrestohet, por arreston?!Përgjigja është e thjeshtë.
Regjimi është vendosur.Diktatura është tek porta.

Ndërsa drejtësia e re është fabula e gjetur kinse për të vazhduar instalimin.
Poezia me figura letrare që recitoi sot policia, janë pjesa “e bukur” e propagandës për shtet që nuk ekziston, por që sundon.Më shumë se i akuzuar Çili është përzgjedhur thjesht si kampion testues në opinion. Diktaturat kështu vazhdojnë… Njerëz mos keni iluzione!

/DRONI.al

Tags: arrestimiBocicilireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.