Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ngushellon per humbjen e gazetarit: Te kujtojme nga zeri i viteve “97 e ‘98

25/02/2020
Ndahet nga jeta gazetari, poeti dhe shkrimtari i njohur shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka bere nje mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit Vasil Tabaku.

Ngushellimi i Bashes:

Me hidhërim mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit dhe shkrimtarit Vasil Tabaku, një nga aktivistët më të mëdhenj në gazetarinë shqiptare të pas viteve ’90, kundër rikthimit të censurës dhe autocensurës. Me emrin dhe zërin e Vasil Tabakut lidhen qindra emisione të drejtpërdrejta radiofonike e televizive të viteve 97-2001, në Radio “Kontakt” dhe TvATN1, një shërbim i madh kombëtar kundër përpjekjeve të gjithanshme për vendosjen e medias nën kontrollin e pushtetit të ardhur me dhunë pas rebelimit të 97-s.

Ato emisione kishin vulën e Vasil Tabakut, kontributin e tij të pazëvendësueshëm dhe janë një leksion i përhershëm për brezat e rinj të gazetarisë në Shqipëri, se si duhet luftuar konformizmi në profesion dhe se si duhet të ruhet misioni i fjalës së lirë.

Publicisti Vasil Tabaku kontribuoi jo vetëm në media, radio, televizion e shtyp të shkruar, por edhe në struktura drejtuese të organizatave që vetërregullojnë këtë sektor, duke përmbushur kështu misionin e shenjtë të cilit ai i qendroi besnik deri në fund, megjithë privimet shëndetësore që pati.

Vasil Tabaku u largua shpejt prej nesh, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm, jo vetëm në komunitetin e medias, por edhe tek lexuesit e shumtë të poezive, eseve e romaneve të tij. Por shembulli i tij i rreshtimit të fortë publik kundër censurës dhe vargonjve që pushteti synon pandërprerë t’i hedhë medias së lirë janë një trashëgimi e vyer se asnjëherë s’është shumë e s’është tepër për t’u renditur tek ithtarët e fjalës së lirë dhe jo tek puthadorët e pushtetit të radhës.

Unë dhe gjithë anëtarësia e kryeqytetit e Partisë Demokratike, ku Vasil Tabaku militoi për shumë vite, i gjendemi pranë familjes në këtë moment dhimbjeje të pafund dhe lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

Tags: VasilVasil tabaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.