Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Na porositen ne ambasade, punoni vete per ndertimin e shtepive, qendroni jashte qeverise”

18/02/2020
“Na porositen ne ambasade, punoni vete per ndertimin e shtepive, qendroni jashte qeverise”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Marko Kepi, një ndër shqiptarët më të njohur në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë edhe në Shqipëri, në një intervistë për Abc News ka folur mbi donacionet e grumbulluara nga diaspora e Amerikës për tërmetin e 26 Nëntorit.

Kepi tha se është duke u punuar për ndërtimin e shtëpive, që janë shkatërruar në zonën e Krujës, dhe Shijakut, ndërsa shtoi se tashmë “Rrënjët Shqiptare” kanë arritur të ndërtojnë 4 shtëpi.

Kepi tha se e mendonte kështu, duke u nisur edhe nga një takim që kishte zhvilluar në ambasadën amerikane, në Shqipëri ku kishte marrë si këshillë, që fondet që kishin mbledhur bashkë me Marinin, ti menaxhonin vetë, dhe jo duke i kaluar nga qeveria.

Pjesa nga intervista me Endri Xhafon në Abc News:

Endri Xhafo: Ju keni mbledhur 1.6 milion dollarë, gati 1/3 e asaj që SHBA dha si shtet, Mund të na shpjegoni pak si duhet ta interpretojmë këtë?

Marko Kepi: Në si organizate, me Marinin kemi bërë çmos që brenda 3 ditëve që të mblidhnim sa më shumë fonde për banorët që janë prekur nga tërmeti. Nga ana e shtetit amerikan nuk di të them pse kanë dhënë kaq pak, duhej dhënë më shumë por varet se sa besim kanë ata tek shteti dhe qeveria që ti japin fonde këtij shteti. Psh, kur ne kemi biseduar në takimin që kishim me ambasadën amerikane, pasi grumbulluam fondet, ata na dhanë një këshillë: Këshilla më e madhe që mund të të japim për këtu në Shqipëri, punoni me Marinin dhe si organizatë jashtë qeverisë.

Endri Xhafo: Këtë ja u ka thënë ambasada amerikane?

Marko Kepi: Po, pasi ne e pyetëm a keni një person këtu në Shqipëri, një departament që ne mund të punojmë me to dhe të na ndihmojnë me anë n e buxhetit, gjetjet e shtëpive etj, ata na thanë se sugjerimi më i mirë ishte ti gjenim vetë, siç jeni organizatë joqeveritare.

Endri Xhafo: Meqë flasim për transparencën, çfarë keni bërë konkretisht?

Marko Kepi: Para 3 javësh kemi marrë fondet e organizatës, sepse na vonuan 2 muaj për të ardhur fondet në organizatë. Shtëpitë i kemi filluar pasi morëm fondet, sot jemi në shtëpinë e 4-t që po ndërtojmë, sepse edhe ato kompani që po bashkëpunojmë kanë besimin tek ne, pra ndërkohë jemi ne shtëpinë e 4-t që po punojmë.

Endri Xhafo: Ku i keni ndërtuar?

Marko Kepi: Në Shijak dhe në Krujë, 3 janë në Shijak dhe 1 është në Krujë.

Endri Xhafo: Sa shtëpi keni llogaritur të ndërtoni me 1.6 milion dollarë, keni bërë një preventiv?

Marko Kepi: Diku te 40 apo 50 shtëpi por tani jemi duke planifikuar një zonë ku mund ti ndërtojmë, si një qytet të vogël, në zonën e Ishmit por akoma nuk kemi konkluduar diçka përfundimtare.

Endri Xhafo: Cila ishte shkëndija që ju çoi të mblidhnit fonde për tërmetin?

Marko Kepi: Lidhja e gjakut, një shqiptar kur ka nevojë për ndihmë të gjithëve na rreh zemra njësoj dhe jemi të gatshëm që të ndihmojmë çdo shqiptar kudo ku janë por sa i përket tërmetit, nuk e dija që kishte patur tërmet, e kam mësuar nga një bisedë me Marinin nga telefoni. Në atë moment kemi vendosur me Marinin për të hapur një fondacion që të grumbullonim sa më shumë fonde, jemi habitur që në më pak se 24 orë kemi grumbulluar 1 milion dollarë dhe kur ka arritur ditën e tretë, kemi parë që shifra arrinte në 1.6 milion dollarë.

Endri Xhafo: Fondet nga vijnë kryesisht?

Marko Kepi: Nga e gjithë bota, janë më shumë se 22 mijë vetë që kanë kontribuua

Tags: Marko kepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.