Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja në Tropojë mister/Gazetari së shpejti publikon videon: E kam vonuar për të marrë informacion zyrtar

16/01/2020
Vrasja në Tropojë mister/Gazetari së shpejti publikon videon: E kam vonuar për të marrë informacion zyrtar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja e Guxim Gjyriçit në Tropojë vijon ende te jete mister për policinë. Ngjarja ka ndodhur më 5 Janar por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar apo të ndaluar.

Duke folur per kete ngjarje, Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në ABC News, se “ekzekutori ka qenë vrasës profesionisht dhe ka qëlluar 13 herë me pistoletë glock”. Kjo ngjarje është lënë në hije dhe është nënvlerësuar nga institucionet ligjzbatuese”. Ai deklaroi se nesër do të publikojë një material të plotë filmik për këtë ngjarje tronditëse.

Artan Hoxha: Unë kam qenë në Tropojë për të marrë informacion. Nesër do ta kem gati një material të plotë, por e kam vonuar për të marrë një informacion zyrtar. Ka pasur sensibilitet të madh për ngjarjen enë Rrëshenit, Mallkastrës dhe Paskuqanit, për Tropojën është larg nuk ka shkuar media dhe pothuasje është harruar. Ne këtë duhet të bëjmë të merremi më shumë me vrasje si kjo e Tropojës, sepse mund të ketë zinxhir vrasjesh.

Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë ngarkese kriminale. U vra sapo mbylli lokalin e vet në një vend të ndriçuar dhe është ndryshe nga sa është raportuar deri më tani. Gjuriçi nuk është goditur me kallashnikov nga makina.

Ekzekutori ka qëlluar me pistoletë dhe nuk është vetëm një makinë. Ka qëlluar me një pistoletë glock me siguri të lartë, me efekshmëri të lartë. Ka qëlluar me 13 plumba që duket se ka dufin brenda.

Viktima ka ndenjur 40 minuta aty, për 40 minuta mund të shkosh deri tek Qafa e Morinës. Pra mund të kalosh në Kosovë dhe për 30 min të tjera ke kapur aeroportin e Prishtinës.

Me këtë dua të them se duke e lënë viktimën 40 minuta në rrugë i është dhënë kohë autorit të largohet nga territori. Shqetësimi tjetër është se gjithë ngjarja i është lënë në dorë një hetuesi si dhe kanë çuar një tjeter nga Kukësi. Unë mendoj se duhet të ketë grup atje të hetojë për ngjarjen.

Në Tropojë konstatova se sa shkonte ora 16:00 njerëzve, të cilët shoqërohesha, u binte telefoni “hajde në shtëpi se u errësua”. Pra kjo vrasje ka prishur qetësinë njerëzve, u ka futur frikën, – tha Hoxha.

/DRONI.al/

Tags: artan hoxhaguxim gjuriciTropojevrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.