Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria nuk prek koncesionet por buxhetin per shkolla dhe spitale

15/01/2020
VIDEO/”Propagandë për rritje ekonomike në 2020″, PD: Mashtrim, s’ka rritje pagash dhe as investimesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nje nga zyrtaret e PD, Dorian Teliti denoncoi sot fakton qe qeveria ka reduktuar investimet ne shkolla dhe spitale. “Akti korruptiv i qeverisë: Nuk prek 150 milionë dollarët e konçesioneve të oligarkëve, por heq invesimet për shkollat dhe spitalet”, tha Teliti.

Deklarata e Dorian Telitit:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Asgjë nuk ka ndryshuar nga sjellja e këtij kryeministri dhe e kësaj qeverie në raport me menaxhimin e parave publike.

Paratë e buxhetit të shtetit të planifikuara për koncensionet dhe oligarkët janë të paprekshme, askush nuk guxon t’i shkurtojë ato.

Janë plot 150 milion dollarë që janë parashikuar për PPP-të e miqve të qeverisë që nuk preken nga buxheti, pavarësisht situatës së emergjencës dhe nevojës për rimëkëmbje pas dëmeve të tërmetit, ku me mijëra qytetarë vazhdojnë të enden nëpër çadra dhe të pashpresë.

Edhe pas tërmetit, në planifikimin e ri buxhetor të kësaj qeverie, të vetmit që janë të paprekshëm, janë oligarkët e Ramës, ndërkohë që këtë vit është parashikuar të kryhen të paktën 30 milion dollarë shkurtime në sektorët kyç si shëndetësi, arsim apo edhe infrastrukturë, para’ këto që duheshin shfrytëzuar së paku për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në shkolla e spitale në zonat e prekura nga tërmeti.

Qeveria e propagandës nga mëngjesi në mbrëmje, nuk do dhe nuk mund të prekë asnjë qindarkë të oligarkëve, pasi me koncensionet e ka të lidhur pazgjidhshmërisht veprimtarinë e saj korruptive dhe klienteliste.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prioritet vetëm oligarkët e tyre, janë të kapur nga këto interesa të ngushta dhe asgjë tjetër nuk u intereson përveç faktit që ata të vazhdojnë të majmen e të mbeten të paprekur.

Qeveria në fuqi, ndonëse e dalë nga votat e blera, duhet të kuptonte njëherë e mirë që duhet t’u shërbente qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, sidomos në këto javë e muaj të vështirë që po jetojmë.

Por jo, të paprekshmit mbeten të paprekshëm, të fortët mbeten të fortë, klientët mbeten klientë, oligarkët mbeten oligarkë, ndërkohë që me një të rënë të lapsit nuk ngurojnë të shkurtojnë fondet për sektorët prioritarë, e jo më të rrisin pagat, pensionet apo fondet për shtresat në nevojë.

Kjo është qeveria e PPP-ve.
Kjo është qeveria e luksit.
Kjo është qeveria e abuzimit me paratë e taksapaguesve.
Kjo është qeveria që nuk ka asnjë politikë ekonomiko – financiare që ndihmon zhvillimin e vendit, përkundrazi, çdo ditë e më shumë që janë në karriket e tyre vetëm rëndojnë e thellojnë krizën që ka kapluar vendin tonë.

Kjo duhet të marre fund sa më shpejt dhe fund do të marrë.

Me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, do t’i japim Shqiperisë qeverinë e përgjegjshme që meriton, ku e gjithë vëmendja do të rikthehet tek qytetarët, me politika lehtësuese fiskale dhe mbështetje buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, me qëllimin e vetem, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies së shqiptarëve.

Tags: dorian teliti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.