Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI/Ish-deputeti denoncon: Univesiteti i Oxford-it, nuk e njeh maturën shqiptare

11/01/2020
“Numërimi mbrapsht ka nisur”, Boçi: Kjo është një betejë e kërkuar nga populli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka denoncuar në “Facebook” se Universiteti i Oxford nuk e njeh më maturën shqiptare, duke e cilësuar këtë një tjetër goditje ndaj arsimit.

Sipas tij, këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze.

Sipas Boçit, “Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve”.

DENONCIMI I PLOTE 

OXFORDI I BRITANISË RRËZON “OXFORDIN” E RAMËS

Pas testit PISA, një tjetër zhvlerësim për arsimin parauniveristar. Këtë herë vjen nga Anglia, nga vendi ku u trumbetua me tam-tame marrja e teksteve dhe pikërisht nga emri impresionues i Oxford-it.

Univesiteti i Oxford-it, tanimë nuk e njeh maturën shqiptare. Këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze.

Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve.

Alarmeve të specialistëve dhe tonave, Rama dhe ishi i tij ministre i përgjigjeshin me panegjerikë politikë, me fjalime bombastike për tekste të papara, për kurrikul britanike, për cudira që priteshin të ngjanin.

Dhe ja ku jemi sot. Të rrëzuar nga PISA.Të rrëzuar dhe nga vetë vendi, universiteti, shkolla nga u pretendua marrja e teksteve. Tekstet u provuan të jenë të papërshtatshëm për nivelin e dijes që kërkohet sot, sepse u zgjodhën jo tekstet e duhura. Milionat e harxhuara kanë shkuar dëm dhe kanë përfunduar në xhepa zyrtarësh, ndërsa nxënësit e prindërit shqiptarë janë mashtruar publikisht.

Niveli që synohet për maturantët tanë dëshmohet kështu të jetë i papranueshëm për nivelin perëndimor. Ndërkohë që familjet shqiptare sakrifikojne cdo gjë për shkollimin e femijëve, sistemi arsimor rilindas ofron një kurrikul që nuk u mundëson maturantëve tanë hapjen e portave të Universiteteve elitare. Për më tepër Oxford njeh maturën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe jo atë shqiptare. Dëshpërimi dhe revolta janë të mëdha.

/DRONI.al/

Tags: diplomamaturanuk njihetoxford

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.