Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja në Rrëshen/Gazetari investigativ: Këtë qitje s’e realizojnë dot as Forcat Speciale, janë paguar shumë para

09/01/2020
Vrasja në Rrëshen/Gazetari investigativ: Këtë qitje s’e realizojnë dot as Forcat Speciale, janë paguar shumë para
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga mënyra se si ka ndodhur ekzekutimi, duket se për vrasjen e Kastriot Reçit janë paguar shumë para. Vetëm snajperi kushton mbi 20 mijë euro.

Gazetari Artan Hoxha duke folur për krimin që tronditi Rrëshenin dy ditë më parë, në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se autori që kreu vrasjen, “ka vepruar me saktësi kirurgjikale”, duke shtuar se “goditje të tilla nuk i bëjnë dot as Forcat Speciale të Policisë së Shtetit”.

“Mënyra e realizimit të vrasjes më tremb, ngjarja ka ndodhur ditën në një qytet të vogël. Mënyra se si është realizuar tregon se nuk është vrasës i rëndomtë. Është saktësi kirurgjikale, ka pasur shumë njerëz, mund të shkaktonte dëmë të tjera nëse autori do të kishte zgjedhur armën tradicionale në Shqipëri, kallashnikovin. Vetëm fakti që ky lloj vrasësi është i lirë përbën rrezik. Edhe Forcat Speciale po ta marrin për sipër atë lloj goditje nuk e dimë nëse do ta reazlizojnë me përpikmëri.

Sot kemi një ekzekutor që hyn në skenën e krimit i cili mund të ketë përdorur disa veshje edhe pse këtë nuk e dimë me saktësi. Lënia e armës në vendin e ngjarjes ka ndodhur sepse arma e ekspozonte gjatë largimit. Kostoja e një krimi është mundësia që ke për ta realizuar një vrasje, të gjesh qitës të këtij niveli ka një kosto shumë të madhe. Nuk gjendet një snajper kaq lehtë. Viktima e Rrëshenit ruhej, lëvizjet e tij ishin të kufizuara që në momentin e ekzekutimit të vëllait të tij në Romë”, tha gazetari Artan Hoxha në abcnews.

/DRONI.al/

Tags: ekzektuimi. rreshenkastriot reci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.