Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Hakmarrja”/Irani hedh 15 raketa balistike, sulmon 2 baza të SHBA, raportohen viktima

08/01/2020
‘Hakmarrja”/Irani hedh 15 raketa balistike, sulmon 2 baza të SHBA, raportohen viktima
Share on FacebookShare on Whatsapp

Irani hodhi rreth 15 raketa balistike në të paktën dy baza ajrore irakiane që strehojnë trupa amerikane, tha Pentagoni.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb njoftoi e para për sulmin me raketa të martën vonë, me lajmin se baza ajrore al-Asad u godit nga zjarri i raketave. Pentagoni tha më vonë se baza ajrore e Irbilit gjithashtu ishte goditur me raketa balistike. Njoftime kontradiktore thanë se edhe baza Camp Taji, rreth 27 kilometra në veri të Bagdadit ishte goditur.

Një zëdhënës tha se ishte “e qartë” që raketat ishin të Iranit.

Korpusi Revolucionar Islamik i Iranit bëri një deklaratë ku përshëndeste atë që e quante një sulm të suksesshëm me raketa ndaj bazave irakiane që strehonin trupa amerikane, duke thënë se kjo ishte një “hakmarrje për vrasjen dhe martirizimin e Kasem Soleimanit,” komandantit të trupave iraniane elitë Quds. Pentagoni tha se po punon për “vlerësimet fillestare të dëmeve luftarake”.

Nderkohe qe media te huaja raportojne se ka viktima nga sulmi, por shifra qe raportohet nuk eshte e konfirmuar.

Reagimi i Trump 

Disa orë pas sulmit, Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter:

“Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”

Një burim irakian i sigurisë i tha televizionit CNN se në bazën ajrore al-Asad ka patur viktima mes irakianëve, megjithatë nuk dihet nëse fjala ishte për të vrarë apo të plagosur.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump është informuar dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper shkuan të martën vone në Shtëpinë e Bardhë.

Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i tha televizionit CNN se “Presidenti dhe ekipi i tij do të ishte mirë të gjenin një mënyrë për të ulur tonet, sepse mund të përfundojmë në një luftë me përmasa të plota.”

“Ajo që ne duhet të bëjmë tani është të zbutet retorika nga të gjitha palët dhe ta nxjerrim veten nga kjo situatë,” shtoi ai.

Forcat amerikane kanë qenë në gatishmëri pas kërcënimeve të Iranit se do të kundërpërgjigjej me sulme si hakmarrje ndaj vrasjes së Solejmanit.

“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët në rajon,” tha zëdhënësi i Pentagonit. VOA

Tags: hakmarrjairaniSHBAsulm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.