Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/ Do te jetojme me gjate nese respektojme gruan!

22/12/2019
Lulzim Basha: 22 marsi na frymëzon edhe për Republikën e Re
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Endri Shabani

Keto dite nje grua i dha fund marteses me shkuesi dhe krijoi lidhje intime me dike tjeter.

Lidhja e tyre zbulohet dhe situata agravon ne konflikt te dhunshem mes dy familjeve, duke perfunduar me dy djem nen toke, dhe nje ne qeline e burgut.

Ashtu si edhe ne raste te tjera, nje pjese e publikut nuk po merret me kriminelin qe vrau dy njerez, as me familjet qe perleshen per nje ceshtje qe nuk iu perket atyre, por i jane versulur “kurves qe mori ne qafe dy famije”.

Duke qene se ky nuk eshte nje rast i izoluar, dua te them dy fjale per mentalitetin qe i con njerezit deri ketu:

E para, ka nje mendesi ne shoqeri qe e trajton gruan si te paafte per te marre vendime per jeten e vet. Ceshtjet e saj private trajtohen sikur i perkasin burrave te familjes, dhe ata e percaktojne cfare eshte problem dhe cfare jo. Ne kete rast psh gruaja nuk eshte ankuar per ngacmim, perkundrazi lumturia e saj eshte problemi i tyre.

E dyta, gruaja shihet si mbajtesja e nderit te familjes. Nese nje burre krijon lidhje intime dhe konsensuale me gruan, pa marre me pare lejen e familjes, atehere ai konsiderohet qe ka marre nderin e familjes, dhe per kete duhet te paguaje me jete, qe burrat e familjes ta rifitojne “nderin e humbur.” Kjo sigurisht ndodh kur gruaja shikohet si prone, dhe cdo avancim mbi “pronen” e burrit shihet si sulm ndaj qenies se tij.

E treta, morali ngushtohet vetem ne ate qe gruaja ben me organet e veta gjenitale. Nderi nuk shikohet si menyre per te jetuar pa shkaterruar jetet e te tjereve, por si garanci qe dikush i respekton kufijte e seksit. E nderkohe qe marredhenia intime shihet si mungese morali, dhuna fizike dhe verbale, telendisja publike, apo edhe vrasja nuk trajtohen si sjellje te pamoralshme. Madje akoma me keq, ato shihen si menyre per te ruajtur nderin (?!)

E katerta, gruas nuk i lejohet te kete emocione pertej atyre te aprovuara nga burrat e familjes. Nese gruaja bie ne dashuri, apo ka te njejtat pasione si burrat , ajo menjehere etiketohet si “kurve”. Prandaj ajo ose te vetepermbahet, te vetendrydhet, dhe te pranoje autoritetin e burrave te familjes ose ndodh hataja.

E pesta, burri shihet si i viktime e determinizmit. Nese burri kryen marredhenie me nje grua, faji eshte i asaj qe e ka joshur, se ai “burre mo”. Nese ai vret dy njerez, faji eshte i asaj qe e ka nxitur, se ai “ne fund te fundit burre eshte”.

Statistikisht, prej ketij mentaliteti ne shoqerine tone humbet jeten nje i ri cdo tre jave. Nderkohe qe mijera te tjere jetojne nen presion, si viktima te dhunes ne familje.

Ka ardhur koha qe ta perditesojme pak mentalitetin dhe ta trajtojme gruan si qenie njerezore me mish dhe me shpirt. Si nje qenie unike qe e vendos vete se cfare ben me jeten e vet, dhe cfaredo qe te beje, ajo eshte pergjegjese vetem per veprimet e veta. Burrat le ta kursejne jeten e tyre, dhe te mos i fusin hundet aty ku nuk iu takon.

Nga ana tjeter, duhet te clirojme edhe burrat nga detyrimi per tu mbajtur pishtarin grave. Nese ata duan vertet te jetojne me nder, le te mos vjedhin, te mos genjejne, te mos fyejne, te mos dhunojne dhe te mos vrasin. Por mbi te gjitha le ta respektojne gruan si nje qenie te barabarte me ta.

Koha kur gruaja shihej si prone dhe llogaritej njesoj me bagetine ka perfunduar qyshkur. Ata qe kane tre shekuj te izoluar prej zhvillimeve ne bote, bejne mire ta mesojne kete sa jane ende ne kohe. Kjo gje mund tu shpetoje jeten…

Tags: Endri shabani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.