Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dalin informacionet zyrtare nga policia, 9 në pranga: Disa të kërkuar ikën jashtë shtetit pas tërmetit

14/12/2019
Dalin informacionet zyrtare nga policia, 9 në pranga: Disa të kërkuar ikën jashtë shtetit pas tërmetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella ka dalë sot para mediave për të dhënë informacion zyrtar për aksionin e nisur në Durrës për ndalimin e personave përgjegjës për sigurinë e godinave ku humbën jetën shumë njerëz.

“Pas rënies së tërmetit në 26 nëntor kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacion ku u angazhuan 4012 forca policie në tre qarqe. U morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme. Krahas masave drejtoria e Policisë së Shtetit ngriti një grup për hetimin me specialistë për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar nën drejtimin e njësive të posaçme për kryerjen e veprimeve dhe mbledhjen e provave për të vendosur para përgjegjësisë personat. Janë kryer një sërë veprimesh, nga marrja e dokumenteve të firmave, bashkive për lejet e ndërtimit, zbatimin dhe supervizimin, marrjen e dokumenteve në hipoteka dhe veprimeve të tjera”– tha drejtori i policise se Durresit.

Sipas tij, pas një pune 2 javore, në përfundim të fazës së parë, prokuroria Durrës mbrëmë lëshoi 17 urdhra ndalimi, 9 janë ekzekutuar, vijon puna për gjetjen e të tjerëve. Nga veprimet e para, dëmet e këtyre godinave kanë ardhur për kryerjen e ndërtimeve pa respektuar rregullat. Disa prej të përfshirëve janë larguar jashtë vendit, pasi ra tërmeti.

DEKLARATA E PLOTE

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi

Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie.

Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.

• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias në transmetimin dhe nxjerrjen para kohe dhe të pakonfirmuara të lajmeve për urdhër-arreste apo arrestime, pasi këto lajme dëmtojnë hetimin dhe për rrjedhojë përbëjnë vepër penale.

Në kuadër të transperencës me median dhe publikun, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar të konfirmuar edhe nga prokuroritë respektive kur lajmi ka të bëjë me vijimësinë apo cënimin e hetimeve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur dhe e përkushtuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të luftuar krimin e organizuar, atë ekonomik e financiar duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.

Falënderojmë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftojmë sërish që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të pananshëm.

//DRONI.al/

Tags: arrestDurrespoliciaprokuroriatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.