Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Unë jam Agron Tufa!

08/12/2019
Agron Tufa për Zërin e Amerikës tregon se pse kërkoi azil politik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ylli Manjani
Nuk jam i përndjekur e as komunist në familjen nga vij, por do kisha bërë të njëtën gjë që bëri Agron Tufa, si për të denoncuar krimet e komunizmit ashtu edhe për të mbrojtur familjen nga kërcënimi.

Vetëm Bardhyl Londo, Agim Xhafka apo Agron Gjekmarkaj e ndoshta ndonjë tjetër janë shumë pak reagime për shoqërisë së sotme, që duket sikur jeton vetëm për të ngrënë e për dhjerë atë që ha.

Asnjë reagim! As qeveria, as Presidenti,as Parlamenti, as partitë politike, as media, as shoqatat, as të përndjekurit askush!!!

Asnjë personalitet, as Kadareja, as Akademia e Shkencave, universitetet, profesorati, diaspora askush!!!! Asnjë reagim. As sa për sy e faqe të paktën. Mund të mos u pëlqejë Agroni, por as për kërcënimin nuk reagojnë!!!

Si ka mundësi?!

Agron Tufa i bëri dhe po i bën një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë dhe shqiptarëve të sotëm. Komunizmi ishte një flamë sociale dhe rregjim gjakatar. Agron Tufa po na e rrefente me fakte atë rregjim, që ndërpreu jetë njerëzish krejt pa faj. Filloi të na rrëfente edhe kush ishin gjakatarët.

Por këto e kërcënuan keq, deri tek fëmijët. Me apo pa pushtet ata ja arritën të kërcënojnë denoncuesin e krimeve të tyre.

Dhe shoqëria, politika, media, të ndriturit, të urtët HESHTIN! Pajtohen me ose pa dashje me krimin dhe dënojnë denoncuesin.

Ah po, pati një koment provokator të Mustafa Nanos, që mu duk si reklamë e emisionit të tij dhe jo si një analizë apo bindje e formuar mirë e tij. Muçi di dhe vlen më shumë se aq…

Ç’është më e keqja, asnjë reagim as për sy e faqe nga Prokuroria e Shtetit! Kërcënime antisemitiste të pastra, që detyrojnë tjetrin të largohet nga vendi.

Kërcënuesit flasin edhe në publik, por Prokuroria hesht!!!! Asnjë reagim, asnjë fjalë të vetme.

E frikshme! Frika nga tërmeti nuk është asgjë!

Agron Tufa është hero dhe nder i Shqipërisë së sotme, pavarësisht se shqiptarët janë të tulatur herë nga frika e bukës së gojës, hera nga nevoja për të braktisur vendin, herë nga etja për para, herë nga etja për vota e pushtet.

Komunizmi ishte flamë dhe rregjim gjakatar! Pa asnjë dyshim. Agron Tufa na e risolli në vemendje.

Ndaj unë jam Agron Tufa dhe protestoj me sa mundem kundër kërcënuesve dhe mbrojtësve të tyre.

Edhe sikur i vetëm të mbetem, prap jam Agron Tufa.

Tags: agron tufaazil politik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.