Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetimet në Durrës, Prokurorëve nuk u jepen akt-konstatimet, në Bashki mungojnë lejet e ndërtimit

06/12/2019
VIDEO & DETAJE/ Durrës, vjedhja e Prokurorisë,reagojnë “të zotët e shtëpisë”: Hajdutët zhdukën edhe pamjet filmike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurorët që po hetojnë cilësinë e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po hasin në vështirësi. Burime nga Prokuroria e Durrësit i thanë “Abc News” se në bashki mungojnë dokumentet për lejet e ndërtimit, të dhëna vitet e fundit.

Po ashtu, prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e objekteve që janë dëmtuar më 26 nëntor.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan 5514  shtëpi , Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Burime nga grupi i hetimit thonë se prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e dëmeve të bëra nga specialiste dhe inxhinierë të Bashkisë së Durrësit.

Burimet bëjnë të ditur se janë marrë mostra në të gjitha objektet ku janë konstatuar dëme deri më tani dhe janë dërguar në laboratorë për të analizuar cilësinë e betonit dhe elasticitetin e tij.

Të njëjtat burime theksojnë se në bashki, nuk janë gjetur lejet e ndërtimit që janë dhënë vitet e fundit.

Burime kanë njoftuar se: Prokurorët që po kryejnë hetimin, u kanë kërkuar inxhinierëve që po bëjnë akt-konstatimet në terren, që të mbajnë shënime të detajuara në lidhje me të gjitha objektet, ku kanë kryer verifikime, në të kundërt, ata janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale.

Grupi hetimor në Durrës ka hasur vështirësi edhe për faktin që shumë firma ndërtimi që kanë ndërtuar disa objekte, tanimë nuk ekzistojnë më.

Po sipas të njëjtit burim, një pjese e objekteve ku ka pasur viktima janë të legalizuara, por mungon dokumentacioni tekniko-ligjor për cilësinë e punimeve.

Në ndihmë të grupit hetimor të Durrësit kanë mbërritur edhe oficerë të policisë gjyqësore nga Tirana.

Deri të enjten, sipas specialistëve, është vendosur që të shemben 70 objekte që kanë pësuar dëmtime në strukturë./ABC

Tags: Durreslejetndertimiprokurori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.