Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Buxheti që jep 120 milionë euro në vit për 13 koncesione”, PD: Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve

20/11/2019
“Buxheti që jep 120 milionë euro në vit për 13 koncesione”, PD: Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike diten e sotme eshte ndalur tek buxheti i shtetit, me projektligjin i cili sipas PD, do te vjedhë më shumë shqiptarët dhe nuk do te shenoje rritje ekonomike.

Nga selia blu, Dorian Teliti, u shpreh Parlamenti votoi në Komisionin e Ekonomisë buxhetin që jep 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, ndërsa nuk ka para për rritjen e rrogave.

Sipas tij, buxhet nuk siguron rritje reale për 650 mijë pensionistë. Teliti argumenton se në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

DEKLARATË DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve, duke mbrojtur dhe duke votuar në komisionin e ekonomisë buxhetin e vënë në shërbim të koncesioneve korruptive të disa oligarkëve.

Edhe ky buxhet konfirmon se qeveria nuk ka prioritet qytetarët, por një grusht miqsh e klientësh të Edi Ramës, që po pasurohen duke grabitur paratë e shqiptarëve.

Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik.

Kjo është qeveria që shikon vetëm interesin e xhepit të vet dhe është qeveria e vetme, të paktën në rajon, që nuk ka asnjë politikë zhvillimore, asnjë politikë lehtësuese për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Qëndrimi i ministres së Financave në komisionin e ekonomisë dhe paraardhësit të saj vetëm sa rikonfirmuan faktin se ata, njësoj si Edi Rama, i shërbejnë disa oligarkëve që pasurohen me paratë e shqiptarëve dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët e zakonshëm që jetojnë me djersë.

Buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve , nuk parashikon rritje rrogash per mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike.

Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë. Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Këto janë një grusht kontratash PPP, te cilat, siç shprehet Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvilim, në raportin e saj te fundit, janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anullohet!

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershem qe e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre.

//DRONI,al.

Tags: buxhetidenoncimPDteliti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026
LEZHË/ Argjendari shiste bizhu të vjedhura, bo në pranga

LEZHË/ Argjendari shiste bizhu të vjedhura, bo në pranga

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.