Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Elbasan, arrestohet krahu i djathtë i një prej bandave më kriminale shqiptare

14/11/2019
Elbasan/Sekuestrohet pasuria prej 700 mijë euro e 33-vjeçarit, ja shkaku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Xhiliano Xhoxhi, i akuzuar për trafikim heroine dhe kokaine, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, për llogari të Interpol Romës.

Xhoxhi njihet si anëtar i grupit “Poter-Al”, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Holanda dhe Turqia drejt Francës dhe Italisë.

Në mars të 2014, ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg për veprën penale “trafikimit të narkotikëve”.

Por kush është  Xhiliano Xhoxhi dhe banda “Poter-Al”?

Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të  ndryshme të botës.

Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.  Mes tyre ishte edhe Ervin Tavanxhi, nga Elbasani, djali i ish- deputetit, Vangjel Tavanxhi.

Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi  edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali.

Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004.

Grupi Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

ANËTARËT

Ilir Koçiaj, nga Elbasani

Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi

Zamir Vadardha, nga Shijaku

Bledi Balliu, nga Fieri

Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri

Leonard Çobaj, nga Vlora

Ervin Tavanxhi, nga Elbasani

Xhiliano Xhoxhi

Malvin Toto

Bisera Pudiç, shtetase kroate

Gëzim Mekaj

Robert Peçi/report

Tags: anëtariarrestElbasangrup kriminal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.