Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjani kritika Ramës: Historia do të gjykojë si bashkëpunues me Serbinë, më shumë sesa me Kosovën

11/11/2019
Manjani – Ramës: Harrove si u bëre kryeminister o Edvin, me një palë tuta dhe tepsi virtuale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli Manjani e ka komentuar iniciativën e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili u pa dje në samitin e Ohrit në praninë e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Manjanit, levizjet e fundit të Ramës do i gjykojë historia, teksa ka përmendur dhe njehere lënien jashtë të  Kosovës.

“Koha dhe vendi ku Edi Rama jeton, ka gjithë të drejtën ta gjykojë si bashkëpunues me Serbinë, më shumë sesa me Kosovën. Janë fakte të panumërta që e dëshmojnë dukshëm dashurinë e Edi Ramës për Serbinë”,-shkruan Manjani.

“Historia nuk gjykon.“Historia do më gjykojë”- thotë udhëheqësi, duke iu përgjigjur Kosovës që më konsensus të plotë nuk e ndoqi në aventurën e Tij pro Jugosllavi.

Në fakt, pa dashje, Edi Rama tha një të vërtetë të madhe të sjelljes së Tij: dëshirën për të mbetur në histori.

Por, problemi është se historia e vërtetë nuk gjykon. Ajo thjesht regjistron në memorie ngjarje të caktuara, bashkë me to edhe persona. Këto të fundit nuk i gjykon historia, por koha dhe vendi ku jetojnë.

Koha dhe vendi ku Edi Rama jeton, ka gjithë të drejtën ta gjykojë si bashkëpunues me Serbinë, më shumë sesa me Kosovën. Janë fakte të panumërta që e dëshmojnë dukshëm dashurinë e Edi Ramës për Serbinë.

Personalisht nuk e gjykoj si pro Serb. Por qartësisht konstatoj se Shqipëria dhe Kosova nuk ja panë hajrin kësaj “dashurie” të shpallur gjatë gjithë viteve të Tij si Kryeministër.

Nëse Edi Rama kërkon vend në histori, pa dyshim që e ka, por jo tek historia e suksesit të shqiptarëve drejt perëndimit. Të paktën jo si paraardhësi i Ti. Figurë goxha e kritikueshme ishte dhe Ai, por na futi në schengenin e vërtetë, ku të paktën lëvizim lirisht. Pa përmendur firmën në anëtarësimin e vendit që qeverisi në Këshillin e Europës dhe NATO.

Edi Rama ka gjithashtu vend në histori. Do të mbahet mend mirë si Kryeministri që renditi e vendin e tij, tek rekordet e trafikut ndërkombëtar të drogës. Qendër distribucioni dhe origjinë e trafikut të çdo lloj drogë. Sot Ai është kryeministri që njihet gjerësisht në Europë e më gjerë si drejtues vendit që “mikpret” kontenierë droge dhe bashkë me hashashin i eksporton gjerësisht në Europë.

Kështu që, në histori do jetë, për këto e ngjarje të tjera si këto. Aty do jetë, pa asnjë merak! Do mbahet mend si politikani që rilindi shtetin më jashtë kushtetutë që kemi patur ndonjëherë. Shtetin që rrëmben prona e dhunon liri e të drejta në mënyrë masive. Shteti që futi në borxh shtetasit e vet në disa breza që vijnë. Shtetin që dënon protestuesin, por jo dhunuesin e lirive e të drejtave.

Pa dyshim që do mbahet mend! Më vjen mirë që ka filluar ta shohë veten në kohën e shkuar. Qartësisht nuk është më e ardhmja e këtij vendi. As e mini-schengenit e sajesa të tilla idiote, dhe të padobishme për Shqiptarët.

Edi Rama është gjykuar tashmë. Vendimi do zbardhet në zgjedhjet më të afërta.Edhe Ai vetë e di….”,-shkruan Manjani.

//DRONI.al/

Tags: Edi RamakomentlideretmanjaniOHERsamiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.