Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama me probleme shëndetësore, dyshimet që lindin pas mungesës në mbledhjen e sotme

09/11/2019
Rama pranon vizitat tek mjeku: Konsultat i kam bërë, por…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama mungoi sot në një aktivitet të PS-së së Tiranës, kur në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm. Burimet flasin për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuara

Vetë Edi Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KÇK-së. Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strukturave të PS-së për qarkun Tiranë.

Simpatizantët ishin njoftuar për takim me kryeministrin, sic tregohet në poster, e po ashtu, në orën 9 të mëngjesit të kësaj të shtune, edhe media u njoftua për aktivitet me praninë e Edi Ramës.

Por… ai nuk erdhi. Burime pranë kryeministrit flasin për probleme shëndetësore të Edi Ramës, të cilat së fundmi e kanë kushtëzuar nga disa veprimtari publike të parashikuara.

Erion Veliaj, që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur. Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara TV duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë, pse del përditë, pse del përditë, kur s’dal ca ditë, çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava, zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”.

Ky reagim ngre disa pikëpyetje:

-A nuk e dinte zyra e shtypit e PS-së që Rama kishte takim për KÇK-në në mëngjes që njoftoi se kryeministri do të vinte tek takimi i partisë?

-Kush është në grupin e punës së kryeministrit për ligjin kundër gjyqtarëve e prokurorëve abuzivë, kur të gjithë deputetët socialistë të ligjeve ishin në takimin e partisë?

Kjo nuk hera e parë që Rama mungon në një aktivitet publik.

Ai nuk e takoi presidentit maqedonas Pendarovski, dhe zyra e këtij të fundit njoftoi se Rama e anuloi për arsye shëndetësore. Po ashtu, Rama nuk mori pjesë të hënën në interpelancën parlamentare për Alvin Berishën, dhe pse Gramoz Ruçi e kishte  vendosur në rend dite.

Njëlloj si sot në strukturat e Tiranës, të mërkurën Rama mungoi dhe në takimin me strukturat e qarkut Elbasan./abcnews.al

Tags: dilematEdi Ramai semureprobleme me shendetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.