Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përplasja me IKMT-në pas njoftimit për prishje ndërtesash, policia “ndëshkon” banorët e Astirit me procedime

08/11/2019
E rëndë në Burrel, 13 vjeçari në timon aksidentohet, në rrezik për jetën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas incidentit të ndodhur dje, ku IKMT-ja provokoi banorët e Unazës me njoftimin për prishjen e ndërtesave, policia ka proceduar disa persona pasi këta të fundit reaguan menjëherë.

9 të proceduar për sulmin me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, sqaron policia.

“Më datë 07.11.2019, në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës“,-thuhet në njoftimin e policise.

Policia shpjegon se si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

“Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”,-sqaron policia.

KB/DRONI.al

Tags: arrestAstirbanoretikmtperplasjaprocedime

Po ndodh

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej