Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një shkrim për “çlirimin”, e kundërta e fjalës “lirim”

06/11/2019
Një shkrim për “çlirimin”, e kundërta e fjalës “lirim”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Saimir Lolja

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe me 41’000 fjalë me kryeredaktor Prof. Androkli Kostallarin, botim i Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1980, faqet 237 – 281 përmbajnë tërë fjalët që fillojnë mëgermën “Ç”.

Fjalët me “Ç” janë dyllojesh: (1) Në fjalë qëgermën “Ç” e kanë në rrënjë, për shembull, fjala “çaj”. (2) Në fjalë që vendosja e germës “Ç” i ka dhënë kuptim të kundërt fjalës rrënjë, për shembull, fjala “Çrrënjos” është e kundërta e fjalës “Rrënjos”.

Në fjalorin e përmendur shkruhet: Gërma Ç përdoret për të krijuar folje nga folje të tjera me kuptim përforcues, p.sh. çliroj. (?!). Si të tilla jepen vetëm këto më poshtë që në fakt të sjellin habi dhe të qeshura, sepse janë krijuar me dashje ose me porosi nga autorët e Fjalorit:

I Çlirët = jo i shtrënguar fort (?!)

Çliroj = I sjell lirinë një vendi a populli duke dëbuar pushtuesin e huaj ose duke përmbysur klasat shtypëse; e kundërta – pushtoj (?!)

Çmekem = mekem shumë (?!)

Çnduk = e nduk shumë (?!)

Fjalët e grupit të dytë që gjenden në Fjalor janë: Çakordim, Çalltis, Çarmatos, Çatdhesim, Çndokush, Çedukim, Çekuilibër, Çemërim, Çend, Çënjtem, Çintegrim, Çinteresohem, Çkalit, Çlidh,…Çlodhem, Çlyrësoj, Çmagnetizim, Çmagjeps, Çmallem, Çmartohem, Çmaterializohet, Çmbështillem, Çmbledh, Çmbreh, Çmbush, Çmend, Çmërzit, Çmësohem, Çmësysh, Çmilitarizim, Çminim, Çmobilizoj, Çmontim, Çmorrit, Çmprehje, Çngjyrosje, Çnjeh, Çnjerëzim, Çnatyrim, Çnderoj, Çndryshk, Çngjit, Çngjyroj, Çoksidim, Çrradhitje, Çregjistrim, Çrras, Çrregullim, Çrrethoj, Çrrënjoset, Çrrotulloj, Çrrudh, Çorganizim, Çorientim.

Pra me Fjalor gjuhësor vërtetohet se Fjala “Çlirim” është e kundërta e fjalës “Lirim”. Fjala “Çlirim” qe një fjalë e përkthyer nga anglishtja me qëllim në mënyrë të pasaktë. Pastaj ajo u mbollme duart e xhihadistëve sllavo-barabarë në fjalorin Shqip në prill 1927 kur organizata bolshevike më seli në Vjenë e quajtur Komiteti Nacional Revolucionar dhe e kryesuar nga TheofanStilian Noli mori emrin Komiteti i Çlirimit Kombëtar.

Në gjuhën Shqipe, në rastet përkatëse, gërma “Ç” vendoset para një fjale për t’i dhënë asaj kuptim të kundërt. Domethënë, e kundërta e fjalës “Lirim” është “Çlirim”, domethënë “Pushtim”. Qeveritë shqiptare të kohës së Luftës II Botërore që ndiqnin rregullat gjuhësore kishin një ministri të emërtuar “Ministria e Tokave të Lirueme”. Ajo ministri kujdesej për tokat shqiptare ku forcat pushtuese jugosllave ishin larguar. Fjalët që janë në përdorim kanë qenë e janë tre llojesh dhe dy shembuj jepen më poshtë:

 

Anglisht Albanisht Shqip
Nationalist Nacionalist Kombetar
Communist Komunist Barabar/Barbar/Jo-kombtar

 

Fjala “Çlirim” u fut në përdorim me kuptimin “Lirim” ose “Liridhënie” për të sjellë fillimisht hutim dhe pastaj pranim të pavetëdijshëm të pasaktësisë si saktësi.Frutet e mbjelljes së keqe dhe përdorimit të fjalëve në Albanisht në vend të atyre në Shqip do të shijoheshin gjatë e pas Luftës II Botërore.

Në Anglisht është emërtimi “National-Liberation Front” dhe në Albanisht është “Fronti Nacional-Çlirimtar”. Ndërkohë që në Shqip është “Balli Kombtar-Pushtues” ose “Balli Jo-Kombtar”. Kjo organizatë e krijuar prej Kominternit sllavo-barabar u quajt e mirë dhe vazhdon të quhet e mira prej propagandës sllavo-barabare. Armiku i kësaj organizate sllave “të mirë” tëpërcjellur në Albanisht si Fronti Nacional-Çlirimtar u piketua organizata kombëtare e Ballit Kombtar, i cili qëllimisht nuk përcillej në Albanisht “Fronti Nacional”.

Sepse në Shqip do ishte Balli Kombtar-Pushtues kundër Ballit Kombtar. Domethënë, Çlirim dhe Pushtim japintë njëjtën gjë, sepse janë dy fjalë të ndryshme për të njëjtin kuptim. Sepse “Çlirim” është fjala e kundërt e fjalës “Lirim” që është fjala e kundërt të fjalës “Pushtim”. Pra Çlirim = Pushtim.

Tags: fjalorigjuha shqipesaimir lolja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.