Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Kush është biznesmeni i drogës që iu sekuestruan 12 mln euro pasuri

17/09/2021
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka realizuar megaoperacionin e koduar “Furtuna” në Fier ku ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri të trafikantit të drogës, Arjan S. dhe familjarëve të tij.

Dyshohet se S. e përfitoi pasurinë nga veprimtaria kriminale e fierakut në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Kush është Arjan S.?

Sakaq, emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë shqiptare, pasi në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, Arjan S. ishte arrestuar në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.

Po ashtu, më datë 18.07.2016 shtetasi Arjan S. u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A. Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.

Mediat greke për S.:

Më 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro. Ata gjithashtu merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.

“Nje nga njerëzit më të pasur në Shqiperi. Ai ka lindur në Fier të Shqiperisë. Pavaresisht se ka biznes karburantesh, fotografi të tij nuk ka pothuaj asgjëkundi, pasi vetë është kujdesur të qëndrojë i panjohur. Kohët e fundit ai jeton në Kavuri, Athinë. Me para emri i tij ishte përfshirë në çeshtje të mëdha trafiku droge në Spanjë dhe Itali por nuk ishte dënuar kurrë. Ne operacionin e 14 Qershorit 2017 ne Athinë dhe Karditsa, u arrestuan 3 shqiptarë 34-56 vjeç dhe nje grek 61-vjeç nga Trikalla si dhe nje grek tjetër 37-vjeç. U sekuestruan 21 kg 480 gram kokainë, 92.000 euro, 2 pistoleta dhe 1 arme gjahu”-shkruanin mediat greke asokohe.

//DRONI.al/

Tags: ARJAN SHANAJFierpasuriasekuestrim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.