Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e gazetares malteze, e perfshire edhe mafia shqiptare

03/11/2019
Vrasja e gazetares malteze, e perfshire edhe mafia shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy vite me parë tronditi shtetin e Maltës por edhe shumë persona të tjerë, të cilët punonin në fushën e medias investigative. Gazetarja malteze, Daphne Caruana Galizia, u vra në një atentat mafioz në vitin 2017, kur poshtë makinë së saj u vendos një sasi e madhe eksplozivi.

Autoritetet malteze aktualisht nga hetimet e kryera kanë bërë të mundur të identifikojnë dy vëllezër, që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë në vrasjen e gazetares, e cila me shkrimet e saj faktoi lidhjet dhe veprimet korruptive te qeverisë së Maltës. Gazeta e njohur dhe me shumë ndikim në Maltë, “Sunday Times of Malta”, raporton se dy vëllezërit e dyshuar kanë lidhje me grupe kriminale shqiptare, të cilat mendohet se kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në kontinentin e Europës, shkruan balkanweb.

Sipas saj, policia e Maltës po heton aktualisht nëse eksplozivi që u përdor për vrasjen e gazetares e ka origjinën nga Shqipëria. Grupi hetimor thekson se dy vëllezërit dyshohet se kanë marrë sasinë e tritolit nga Shqipëria, dhe për këtë, thuhet se i ka ndihmuar një person apo grup ndërmjetës.

Dy vëllezërit e dyshuar nuk janë të panjohur për policinë vendase. Në skedat që disponon policia, ata rezultojnë të përfshirë në disa vepra të tjera penale, si trafik droge dhe kontrabandë cigaresh. Në lidhje me vrasjen mafioze të gazetares që zbuloi lidhet korruptive të qeverisë në Maltë janë arrestuar tre persona, mes tyre dy vëllezër, ndërsa i treti ka shfaqur gatishmëri për të bashkëpunuar me policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. /BalkanWeb

Tags: gazetarja maltezevrasja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.