Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Detaje nga aksidenti i eskortës së Albin Kurtit, e vërteta e përplasjes me parullën e policisë

21/10/2019
Detaje nga aksidenti i eskortës së Albin Kurtit, e vërteta e përplasjes me parullën e policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shqipërisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku u përfshi eskorta e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gent Mulla, zëdhënës i policisë në Shqipëri i ka thënë Express-it se në aksidentin e mbrëmshëm, ku u përfshi eskorta e Kurtit, ka pasur vetëm dëme materiale, derisa asnjë person nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

“Nuk ka pësuar aksident z.Albin Kurti, makina e eskortës është goditur me një makinë tjetër, ka vetëm dëme materiale dhe asnjë lloj problemi tjetër”, ka thënë Mullai.

Vetura me të cilën Kurti po shkonte në Shqipëri për të festuar fitoren e VV-së, u aksidentua derisa eskortës që e shoqëronte atë i preu rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, që ecte me shpejtësi të ulët.

Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por jo makina me të cilën ecte Albin Kurti. Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime.

Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar dje përmes një shkrimi në Facebook edhe Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka.

Burimi/Gazeta Express

Tags: aksidentikurtitiraneVV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.