Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Hapni sytë se nuk është ashtu si thotë media e blerë”, Ish-ministri: Asnjë detyrë nuk kemi kryer!

18/10/2019
LSI dy qëndrime për Byronë e Hetimit, pasiguri për votimin në Parlament
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli Manjani ndalet tek informacionet dhe lajmet që u serviren shqiptarëve përkundrejt realitetit.

Ai ironikisht thotë se nëse shumë gjëra që qeveria ka thënë në televizor do të ishin bere realitet, sot do te ishin hapur negociatat. Ai fton qytetarët të mos helmohen më, por te jenë vigjilentë.

Sipas Manjanit, nuk kemi kryer asnjë detyrë dhe lajmet nga mediat e blera duhet të mos ndiqen sipas ish-ministrit dhe per te mjafton vetëm të hapim sytë.

REAGIMI I MANJANIT

Shqiptarët në shumicë që shohin lajmet dhe emisionet politike në TV kryesore, e dinë vendin e tyre bahçe me lule.

Çuditen se si ka mundësi që shtetet kryesore të BE janë të pakënaqura me Shqipërinë!

Njerëzit të helmuar nga lajmet e mediave e dinë se aeroporti i Vlorës është funksional. Aty fluturon, fluturooooon! Migjeni.

Lasgushi po fluturon fort, sa nga Rinasi e sa në aeroportin e Korçës. Linjat e tjera ajrore si Austrian apo Alitalia ulen në Kukës.

Qesharakë, por të frikshëm!

I kanë helmuar njerëzit rëndë me rrena nga më të çuditshmet. Ka disa njerëz që kur kalojnë në Llogara, desh aksidentohen duke u përpjekur të gjejnë ku po bëhet tuneli.

Shumë të tjerë e dinë që në Peshkopi shkohet shumë shpejt nga rruga e Arbrit, që u bë për 3 vjet ajo që s’u bë për 30…

Shumë shqiptarë e dinë se mbyllja e gjykatave është gjë e mirë për demokracinë. Ka disa prej tyre që e dinë se gjykatat i mbylli opozita. Madje ca më shumë akoma e dinë se negociatat i pengon Luli. Ky ju ka thënë gjermanëve, francezëve dhe holandezëve bllokojini…

I helmuan, i mbytën fare me rrena!

Pastaj kur dalin dokumentarë e lajme nga media të huaja del rrena sheshit.

Aty del se sa drogë e krim eksportohet nga ne. Aty del se vendi është zhytur në varfëri totale dhe se njerëzit e pa shpresë ikin masivisht!!!

Derisa na e thonë troç udhëheqësit e Europës që “skemi bërë asgjë për të merituar as që të bisedojmë me ju”. Madje “kemi bërë gabim që ju kemi dhënë dhe të drejtën për të lëvizur pa viza”…

Ç’duhet më për të kuptuar se në çfarë mashtrimi kolektiv jetojmë?!

Këshilla ime si fillim është: refuzoni të informoheni nga mediat kryesore në vend! Mos u helmoni më me ta!

Hapni sytë o njerëz, shihni vetë rreth e rrotull ku banoni për të kuptuar se nuk është hiç ashtu siç thotë media e blerë. As ashtu siç thonë bedelët që Europa ka hallet e veta se ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona.

Asnjë detyrë nuk kemi kryer! Asnjë për be!

K.B/DRONI.al

Tags: BEkomentlajmetmanjanishqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.