Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arta Dade: PS, forcë politike e paralizuar, e lidhur me oligarkë. Komandon vetëm një person

10/10/2019
Ish-ministrja socialiste: Rama luan me gratë e qeverisë…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga kritikueset më të ashpra të Kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij, ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka folur pa dorashka, për forcën politike që ajo dikur përfaqësonte.

Në një intervistë për Ora News, Dade është shprehur se, PS, sot është një forcë politike e paralizuar dhe pa demokraci të brendshme dhe që drejtohet nga një person i vetëm.

Sipas Dades, PS i ka humbur të gjitha vlerat e saj, duke kapërcyer si “lavjerrës” nëpër oligarkë.

“E majta duhet të ribëhet”, tha Dade, ndërsa shpresën e ka tek brezi i ri.

“Sikur Rama ne të na kishte dëgjuar 2% nga ato këshilla që i kemi dhënë nuk do të kishim arritur në këtë pikë. Fajin nuk e kam vetëm unë, por praktikisht në këndvështrimin e Ramës fajin e kanë thënë mendimin e vet dhe kanë sugjeruar që shumë gjëra që nuk duhet të ishin bërë janë ndërmarrë në PS.

Tani konstatoj që nuk po ndodh asgjë. Është një forcë totalisht e paralizuar, pa demokraci të brendshme. Komandon vetëm një person. Është një “one man show” dhe nëse do të vazhdojnë kështu, nëse opozita do të jetë kështu siç është, nëse do kemi zgjedhje si ato të 30 qershorit, patjetër që Shqipëria do të jetë në vend numëro, por do të bëjë hapa pas ashtu sikurse nuk e dëshirojmë. Për ne që kemi punuar për të kundërtën e saj, përveç anës emotive që patjetër që kemi keqardhje përjetojmë edhe një revoltë që duhet të punojmë më shumë. Të angazhojmë më shumë elementë të shoqërisë civile, e cila rezulton totalisht e paralizuar.

Mendoj që e majta duhet të ribëhet. Vet PS përveçse ka humbur identitetin si forcë të majtës evropiane dhe duke tentuar drejt qendrës, ka humbur të gjithë elementët kryesorë të programit të saj. Në mënyrë të veçantë në aspektin social ekonomik, pra si një forcë që do ishte në mbështetje të shtresave në nevojë dhe ka kapërcime të pajustifikuara duke u luhatur si lavjerrës sa tek oligarkët dhe për shou edhe në ndonjë familje të varfër që i ndërton ndonjë shtëpi, e cila nuk zgjidh asgjë.

Praktikisht PS nuk është më ajo parti, e cila ngjalli shpresën, e cila avancoi proceset e vendit deri në dyert e BE, e cila mori një vend nga kriza e 97 dhe e solli në dyert e BE, e cila pati politikat ekonomike për të krijuar një vend nga skemat piramidale në 17 banka private, në një vend që u bë partnere nga konsumimi i sigurisë në një vend që garantonte siguri dhe u bë anëtare e NATO-s.

Kështu që besoj se duhet t’i rikthehemi këtyre vlerave të munguara, por që janë latente dhe janë duke ringjallur në mënyrë të veçantë tek brezi i ri”, u shpreh Arta Dade.

Tags: arta dadeEdi RamaPS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.