Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Faktet/ Si Erion Veliaj po manipulon me rrëmbimin e Kopshit Botanik

09/10/2019
Faktet/ Si Erion Veliaj po manipulon me rrëmbimin e Kopshit Botanik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryebashkiaku Veliaj i është kundërvënë sot me një gjuhë vulgare dhe të ulët, protestës së mbi 100 e ca pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që protestojnë kundër shkeljes së autonomisë universitare me kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ashtu sikurse ka bërë në të gjitha konfliktet ku shteti është përballur në mënyrë arbitrare me qytetarët (që nga teatri te unaza e re), duke shpikur një debat irreal me armiq imagjinarë, ashtu Veliaj ka bërë edhe këtë rradhë. Ai ka dashur ta minimizojë problemin si një protestë të dhëndrrit të Berishës, të Monika Kryemadhit dhe të rektorit Mynir Koni, të cilin e mbron Ilir Meta.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv” tha Veliaj gjatë një takimi me pjestarë të maratonës së Tiranës, ku futi si pykë edhe sulmet ndaj rektorit: “PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin”, e bastardoi nivelin e debatit ai.

Por, fakti është se në protestën e zhvilluar këtë të mërkurë para Gjykatës administrative, që po shqyrton këtë çështje, gjendeshin profesorë dhe specialistët të parkut, pavarësisht nga bindjet e tyre të majta dhe të djathta.

Dhe kjo për disa arsye të thjeshta që arkitekti i propagandës bajate të bashkisë kërkon ti fshehë përmes sharjesh dhe provokimit të konfiketeve fallco.

Së pari vendimi i qeverisë i mes korrikut 2019 që i kalon 15 ha truall në pronësi të Bashkisë shkel autonominë e Universiteteve sepse këtë tokë shteti ia ka lënë në përdorim që në vitet ’60 Universitetit dhe kanë qenë punonjësit e tij që e kanë ngritur nga hiçi në këmbë kopshtin Botanik.

Së dyti ai është në kundërshtim me Ligjin e arsimit të Lartë (shiko poshte), pavarësisht të cilit Ministria e Arsimit e kaloi në mungesë të plotë transparence tek Erion Veliaj.

Së, treti megjithëse kanë këto bariera mbrojtëse, shumë pedagogë që protetstonin sot, nuk ishin 100 përqind kundër administrimit të kësaj prone nga Bashkia.

“Ata kanë më shumë para dhe më shumë fonde dhe mund të gjendej një marrëveshje, që pa prekur aspektin shkencor, pa prekur vendimarrjen për anën profesionale dhe praktikat e mësimdhënies që ata ta menaxhonin Kopshtin Botanik” tha njëri nga pedagodët që protestonte sot për Lapsi.al.

“Por-vazhdoi ai-bashkia është sjellë në mënyrë arrogante. Përfaqësues tanët në biseda me njerzit e Veliajt i kanë kërkuar projektin. Ç’plane kanë, ku do ndërhyjnë, në mënyrë që mos dëmtojnë bimë tejet të ralla që gjenden vetëm aty. E dini përgjigjen që kanë marrë? “Do ta bëjmë shumë të bukur”thotë ai.

Pra bashkia jo vetëm do ti rrëmbejë fakultetit të Shkencave këtë pasuri duke e bërë pronë të vet, por nuk do ast të bëjë transparence se cila do të jetë kostoja e tij shkencore mbi pasurinë që gjendet aty.

Kjo i ka bërë shumë pedagogë të protestojnë të revoltuar. Kjo gjithashtu e ka detyruar edhe Erion Veliajn të sillet për të kushedi sat ë satën herë si mashtrues, duke shitur në publik një debat të politizuar: pra jo si kur është fjala për të ruajtur një pasuri shkencore, por për të konsumuar sherrin e radhës me Jamarbër Malltezin dhe Mynir Konin. /Lapsi.al

Tags: erion veliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.