Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bëri shkrime kritike ndaj qeverisë, gazetarja britanike fiton betejën ligjore me shtetin shqiptar

09/10/2019
Bëri shkrime kritike ndaj qeverisë, gazetarja britanike fiton betejën ligjore me shtetin shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Administrative e shkallës së parë shfuqizoi sot vendimin e Drejtorisë së Emigracionit, për refuzimin e lejes së qëndrimit të gazetares Alice Taylor. Ky fakt u bë i ditur nga vetë Taylor e cila shkruan në rrjetin social Twitter:

“Pas 8 muajsh, fitova gjyqin ndaj policisë për të qëndruar në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën, të dua shumë Shqipëri, Tirana”

Taylor paditi në gjykatë Drejtorinë e Emigracionit, pasi kjo e fundit nuk i ka rinovuar lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Që prej shkurtit 2019 gazetarja britanike po qëndron në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në shkurt ajo bëri një kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit në Drejtorinë e Migracionit dhe në mars mori përgjigjen se kërkesa e saj është aprovuar. Ajo aplikoi disa ditë me vonesë pasi ishte e shtruar në spital për shkak të ndërlikimeve me shtatzaninë, një fakt që ishte pranuar nga Drejtori i Migracionit dhe deri në ato momente nuk ishte bërë pengesë për rinovimin e lejes.

Disa ditë më vonë, një prej mediave më pranë qeverisë nisi një fushatë lincimi kundër gazetares Taylor, ku e akuzonte atë si “spiune rus”, ndërsa partnerin e saj si “kriminel në kërkim” dhe “militant të dhunshëm”. Sulmi erdhi pas një sërë shkrimesh nga Taylor për protestat kundër qeverisë, përgjimeve që tregonin përfshirjen e qeverisë në manipulimin e zgjedhjeve dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.

Pas kësaj, ajo mori një telefonatë për ta njoftuar atë se miratimi i lejes së saj ishte revokuar “me urdhër nga lart”.

Gazetarja mori gjobë dhe iu kërkua që të largohej nga Shqipëria dhe të niste aplikimin nga e para pavarësisht se ishte gjashtë muaj shtatzënë. Për rreth dy javë autoritetet refuzuan t’i jepnin asaj një shpjegim zyrtar për refuzimin e lejes së qëndrimit duke publikuar në media informacione konfidenciale të saj dhe duke deklaruar se ajo ishte në shkelje të ligjit.

Avokati i Popullit hetoi rastin dhe dha rekomandimin që gjobat dhe kufizimet e vendosura për Taylor nuk ishin në përputhje me ligjin dhe se ato duhet të hiqen dhe leja e saj të lëshohej brenda 30 ditëve. Por policia zgjodhi të injorojë këtë rekomandim, ndaj Taylor filloi procedurat në Gjykatën Administrative.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar se refuzimi i lejes së Taylor ishte antikushtetues dhe antiligjor./Exit.al

Tags: alice taylorpadi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.