Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Burgos fshatarët që marrin dy mushka dru”,Malltezi tregon situatën: Pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd

06/10/2019
“Burgos fshatarët që marrin dy mushka dru”,Malltezi tregon situatën: Pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga selia blu, Jamarbër Malltezi foli lidhur me zonat e mbrojtura pyjore ne zonen e Librazhdit. Malltezi eshte ndalur tek masakra, siç e quan ai që po u bëhet këtyre zonave.

“Pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve”,– u shpreh Malltezi.

Sipas tij, masakra e pyjeve me leje shtetërore fakton se Edi Rama dhe Taulant Balla janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore të Shqipërisë, teksa shtoi te dhena dhe per situaten ne vend.

“700 inxhinerë pyjesh u pushuan nga puna prej qeverisë Rama. Për pasojë, tani rrezikon të mbyllet dega e Pyjeve në Universitet, pasi për të rinjtë nuk ka motivim të studiojnë një degë, për të cilën pushtetit mafioz të Edi Ramës nuk i duhen profesionistët. Ata janë zëvendësuar nga “çunat problematikë”, që përdoren për blerje votash sa herë ka zgjedhje”,-u shpreh Malltezi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JAMARBËR MALLTEZI

Një inspektim 1 ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër. Përtej propagandës dhe fasadës që tregon Edi Rama, e vërteta tregon se pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd, Kolonjë, Dibër dhe Tiranë, siç është rasti i zonës së Laknasit.

Moratoriumi 10 vjeçar e ndalon prerjen e pyjeve për qëllime fitimi, që shkojnë përtej nevojës banorëve të zonave të ndryshme për t’u ngrohur gjatë dimrit, por kushdo që paguan rryshfet tek ky pushtet mund të presë pyjet e të bëjë tregti lirshëm brenda zonave të mbrojtura në rezervatet e Librazhdit, si në Malin e Polisit, Dardhë – Xhyrë, Shelegur-Germenj dhe kudo tjetër.

Duke lejuar prerjen e pyjeve megjithë denoncimet thuajse të përditshme në rrjetet sociale dhe median online, Edi Rama dhe Taulant Balla faktohen se janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore.

Me ligj, banorët mund të marrin dru zjarri për nevoja personale, por pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve që japin rryshfetin tek Edi dhe Tualeti.

Me ligj inspektorët e pyjeve dhe policia duhet të veprojnë për të ndaluar prerjen masive të pyjeve dhe për të çuar para drejtësisë përfituesit e kësaj masakre. Në realitet, shkelja e moratoriumit është e përditshme. Faktet tregojnë se inspektorët profesionistë të pyjeve u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me militantë apo trafikantë droge.

700 inxhinerë pyjesh u pushuan nga puna prej qeverisë Rama. Për pasojë, tani rrezikon të mbyllet dega e Pyjeve në Universitet, pasi për të rinjtë nuk ka motivim të studiojnë një degë, për të cilën pushtetit mafioz të Edi Ramës nuk i duhen profesionistët. Ata janë zëvendësuar nga “çunat problematikë”, që përdoren për blerje votash sa herë ka zgjedhje.

Inspektimi 1 ditor në pyjet dhe zonat e Librazhdit tregon se situata në pyje është e rëndë. Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojet zgjidhje urgjente, që nuk mund ta japë as Edi Rama, as Taulant Balla, bashkëpunëtorë të kësaj maskare mjedisore me heshtjen e tyre kriminale.

Për të ndaluar prerjen e pyjeve kërkohet vullnet politik për zbatimin e vertetë të ligjit. E vetmja shpresë për këtë është Partia Demokratike. Plani ynë është të përkrahim profesionistët, të nxisim të rinjtë të studiojnë dhe të mbrojnë pyjet, të zbatojmë ligjin me vullnet të hekurt për të ndëshkuar këdo që shkatërron nje nga pasurinë më të mëdha të shqiptarëve.

Tags: LibrazhdmallteziMasakrapyje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.