Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Jashtë çdo procedure ligjore”, PD: Ja pse Rama po vjedh në Aeroportin e Vlorës

16/09/2019
“Jashtë çdo procedure ligjore”, PD: Ja pse Rama po vjedh në Aeroportin e Vlorës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës, pas lajmeve se eshte percaktuar fituesi i tenderit.

Sipas, Ervin Minarollit, projektimi i Aeroportit të Vlorës është një tjetër aferë korruptive e Edi Ramës. PD thekson se askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese, pasi nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore.

“Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special”,-shprehet sekretari per burimet njerëzore.

Rama gjate prezantimit te projektit, tha se nuk është shpallur një kompani fituese, por shtoi se qeveria Shqiptare ka kapacitet për të nisur punimet, në mënyrë që të mos vonohet me zbatimin e projektit që tashmë është gati.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR BURIMET NJERËZORE ERVIN MINAROLLI

Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.
Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t;I nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!

Tags: aeroportiPDprojektiRamareagim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.