Kufoma e një personi është gjetur në digën e lumit Rrapuni në Librazhd. Paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi i paidentifikuar, ka rënë brenda në digë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar tupi i pajetë.
Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës, por dyshohet se është banor i zonës.





